Ajo mund të quhet pa frikë “gruaja kameleon” e industrisë së modës, që ka guxuar aq shumë jo vetëm krijimet e saj, por mbi të gjitha me pamjen e saj të jashtme. E njohur ndryshe si ”Posh Spice”, Victoria Beckham është kthyer në një muzë frymëzimi për mijëra femra në të gjithë botën. Ajo shfaqet gjithmonë e kuruar dhe duket përherë e më e re dhe sigurisht që meritë për këtë nuk kanë vetëm gjenet e mira dhe trajtimet e ndryshme, por edhe konsumi i këtij fruti që fatmirësisht gjendet edhe në tregun shqiptar.
Sipas 45 vjeçares, çelësi për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim është konsumimi i sasisë së duhur të yndyrnave (atyre të shëndetshme, sigurisht). Për këtë arsye ajo ha 3-4 avokado në ditë që kur ishte 30 vjeç. Avokadot janë një burim i madh i yndyrnave të pangopura dhe të vitaminës E. Konsumimi i mjaftueshëm i këtyre yndyrnave e mban lëkurën të hidratuar dhe elastike. Vitamina E vepron si një antioksidant dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ, i cili lidhet me moshën (plakjen). Të gjitha yndyrnat, fibrat dhe fitokimikatet (komponente biologjikisht aktive të bimëve) të pangopura mund të ulin gjithashtu nivelin e kolesterolit të keq, rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare, reduktojnë stresin oksidativ dhe të parandalojnë inflamimin.
Kështu që, nëse dëshironi një lëkurë si të Victoria-s, bëni mirë t’i shtoni avokadot në menunë tuaj ditore.