07:17 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbardhet dëshmia e djalit të Oliver Ivanoviqit: Më dërguan mesazh në gjuhën kineze për vrasjen e babit

21:08 | 12/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhet dëshmia e djalit të Oliver Ivanoviqit: Më dërguan mesazh në gjuhën kineze për vrasjen e babit

Vrasja e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviqit mund të jetë kryer nga një grup i kriminal që vepron në veriun e Mitrovicës e që quhen ‘Mjekrroshat’. Të gjithë këta dyshohet se marrin urdhra nga ‘peshku i madh’, Milan Radojçiq.

Gazeta Express, e ka siguruar aktakuzën për rastin e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Në të flitet edhe për deklaratën e djalit të Oliverit të ndjerë, Nikolla Ivanoviq. Ai në deklaratën e tij para organeve të hetuesisë kosovare kishte deklaruar se në ditën e vrasjes së babait të tij, atë e kishte lajmëruar nëna e tij Marina.

Por krahas kësaj, Nikolla, hetuesve kosovarë u ka thënë se në ditën e vrasjes 16, janar 2018, rreth orës 08:15, në telefonin e tij e kishte pranuar një mesazh në gjuhën kineze, dhe se nga përkthimi i saj pastaj kishte marrë vesh se mesazhi kishte të bëjë me vrajën e babait të tij. Djali i Ivanoviqit kishte deklaruar se mesazhi i dërguar në gjuhën kineze ishte nga një numër i Telenorit Serb.

Më tej në dëshminë e tij, Nikolla Ivanoviq, deklaron se babai i tij nuk kishte probleme me askënd dhe se asnjëherë me të nuk kishte hapur bisedë për problemet që i ka pasur në Mitrovicë. Vrasja e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviqit mund të jetë kryer nga një grup i kriminal që vepron në veriun e Mitrovicës e që quhen ‘Mjekrroshat’.

Të gjithë këta dyshohet se marrin urdhra nga ‘peshku i madh’, Milan Radojqiq. Një grup prej disa personave, të quajtur ‘mjekrroshat’, të cilët tash e disa vite veprojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, janë shndërruar në sinonim të kërcënimeve, shantazheve, zhvatjes, frikësimeve e kushtëzimeve për qytetarët e komunave me shumicë serbe që gjenden në pjesën veriore të vendit.

Të gjithë pjesëtarët e këtij grupi dyshohet të jenë serb dhe veprojnë me direktivat e ‘peshkut’ të madh, Milan Radojiciqit. Ky i fundit është duke u kërkuar nga ana e institucione të hetuesisë kosovare si i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviqit.

Në aktakuzën 48-faqëshe jepen detaje të frikshme rreth gjithë rastit të vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, i cili u gjuajt për vdekje në mëngjesin e 16 janarit të vitit 2018 para selisë së partisë së tij. Janë më shumë se 25 dëshmitarë e qindra prova të tjera të cilat janë marrë parasysh si pjesë e hetimeve nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

E vrasjen e ish-politikanit serb, sipas dëshmitarëve anonim, e kanë kryer grupi kriminal të quajtur ‘Mjekrrat’ si dhe sipas tyre të gjithë e dinë se nga kush udhëhiqet ky grup. Ivanoviqi e kishte ditur se do të vritej: Për rrezikun i kishte njoftuar institucionet.

E për të gjitha kërcënimet, ish-politikani serb, Oliver Ivanoviq i kishte njoftuar institucionet e hetuesisë përfshirë edhe vet palën serbe, në këtë mes edhe presidentin e Serbisë si dhe shërbimin e BIA’së. Madje këtë e kishte paralajmëruar vet ai, përmes një sms-i që e kishte shkëmbyer me një person. “Do të përkrahim sigurisht, vetëm përpara atëherë ruaje familjen dhe veten sa mundesh”.

Këtë mesazh, Ivanoviq e mori seriozisht, pasi paralajmëroi se do t’i njoftonte organet e hetuesisë. “Nesër do ta thërras prokurorin që ta fillojë hetimet”, kishe shkruar Ivanoviq. Prokuroria Speciale gjithashtu ka shpallur urdhër arrest ndërkombëtar për Milan Radojiqiq dhe Zvonko Vesenlinoviq.

Këta të dy sipas prokurorisë cilësohen si udhëheqës të grupit të cilët janë përfshirë në rastin e vrasjes së politikanit serb. Oliver Ivanoviq. Urdhër arrest vendor, Prokuroria Speciale ka shpallur ndaj Zhelko Bojiq, zyrtar policor në veri të Mitrovicës dhe Milan Mihajloviq i njohur si “Popi”.

Etiketa: oliver ivanoviqit
Pas

VIDEO/ “Me 20 mijë lekë shpëtoi patentën”, punonjësi i policisë filmohet duke i marrë lekët shoferit

Para

“Na poshtëroi tërmeti sa s’na ka poshtëruar 500 vjet robëri!”- Fuga: Tregti e detyruar. Në televizione e portale, video që i paraqesin shqiptarët gjysëm debila

Para
Fuga: Servilët bëjnë karrierë, nuk bëhesh i pasur po nuk mashtrove, të ikim sa më parë nga ky vend

“Na poshtëroi tërmeti sa s’na ka poshtëruar 500 vjet robëri!”- Fuga: Tregti e detyruar. Në televizione e portale, video që i paraqesin shqiptarët gjysëm debila

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vazhdon lufta Izrael-Iran, vritet zyrtari i lartë ushtarak iranian

Rritet bilanci i viktimave në Iran, shkon në 224 numri i të vdekurve që nga fillimi i ofensivës izraelite

Rritet bilanci i viktimave në Iran, shkon në 224 numri i të vdekurve që nga fillimi i ofensivës izraelite

Arabia Saudite ekzekuton një gazetar pas 7 vitesh burg

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.