NASA njofton se një gur shkëmbor nga hapësira i quajtur Asteroid XO1 po i afrohet Tokës dhe është 70 metra i gjerë.
Nëse ky objekt do të godiste Tokën, mund të shkaktonte dëmtime serioze në nivel lokal, megjithëse nuk është aq i madh sa të dërgojë njerëzimin në zhdukje.
Pritet që asteroidi ta kalojë afër Tokës sot rreth orës 13:25 që përkon me datën 13 në ditë të premte, që besohet se është dita më e pafat e vitit.
LEXO EDHE Mbani frymën! Xhiroi video me kamera të një teknologjie të lartë, pamjet janë plot adrenalinë por shqetësuese
NASA beson se objekti do kalojë në mënyrë të sigurt në një distancë rreth 1.8 milionë milje nga Toka.
Kjo është më pak se 8 herë distanca e planetit tonë me Hënën.