Trajneri i Partizanit, Franko Lerda ka vendosur t’i befasojë të gjithë me formacionin e ndeshjes së sotme.
Ai ka vendosur të hedhë në fushë Alesio Hysenin, ndërsa Cinari dhe Asani janë lënë jashtë. Me këtë zgjedhje të bërë, ai i ka besuar skemës 3-5-2.
Ndërsa, trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo ka vendosur të shfrytëzojë alternativat më të mira me qëllim që të zëvendësojë mungesat e shumta. Skema me të cilën Egbo mendon se do të korrë fitore ditën e sotme është 3-5-2.
Formacionet:
Partizani: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Idrizi, Trashi, Romero, Hyseni, Melo, Bardhi, Solomon
Trajner: Lerda
Tirana: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Doka, Celhaka, Batha, Halili, Kobina, Torasa, Ngo
Trajner: Egbo
(M. I./ Faxweb.al)