Të shtëna me armë zjarr kanë ndodhur në Peqin në fshatin Përparim.
Burime për Faxweb bëjnë me dije se dy të rinj janë plagosur. Njëri nga të personat është identifikuar si Andi Zylyfi, 23 vjeç, dhe bëhet me dije se ka mbërritur i vdekur në spital.
Burime paraprake raportojnë se i riu është qëlluar me plumb në kokë nga një automjet në ecje.
Ndërkohë i plagosuri tjetër, shtetasi Ardit Uruci, 21 vjeç, është në gjendje të rëndë për jetën. Dyshohet se kemi të bëjmë me një përplasje grupesh dhe një konflikt të vjetër.
Njoftimi i policisë
Nē aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, në drejtim të një mjeti është qëlluar me armē zjarri në rrethanat ende të paqarta, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.Z., rreth 23 vjec dhe A.U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi A.Z., ka ndëruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit.
Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë laguar autorët.
Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Drepartamentit të Policisë Kriminale.
Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
(M.Q/Faxweb.al)