01:56 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“50 familje strehohen në oborrin e kishës së dëmtuar”, Basha shpërthen ndaj qeverisë: Po ndan njerëzit

15:10 | 14/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“50 familje strehohen në oborrin e kishës së dëmtuar”, Basha shpërthen ndaj qeverisë: Po ndan njerëzit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk i kurseu as ditën e sotme sulmet ndaj qeverisë. Gjatë një vizite të bërë tek Kisha e Shën Mhillit në Laç, Basha tha se në oborrin e saj janë strehuar 50 familje të dëmtuara nga tërmeti.

Sipas tij, edhe vetë kisha ka dëmtime, por askush nga qeveria nuk është angazhuar ta rregullojë. Basha akuzoi qeverinë se po i ndan njerëzit në dhënien e ndihmave të mbledhura.

“Kisha 100 vjeçare e Shën Mhillit në Laç, prej 18 ditësh siguron ushqim dhe strehon 50 familje në oborrin e saj, për të cilat nuk është kujdesur askush. Vetë ndërtesa e kishës ka pësuar dëme të mëdha.

Edhe pse kanë kërkuar ndihmë urgjente pasi një pjesë e saj, rrezikon të shembet duke rrezikuar kështu jetën e shërbyesëve të Zotit dhe të besimtarëve ende askush nuk i ka ndihmuar. Mirënjohje për ekspertët që i janë përgjigjur thirrjes se opozitës për të berë një vlerësim të gjendjes së kishës. Por natyrisht është detyrimi i shtetit të bejë vlerësimin dhe të japë zgjidhje për çdo objekt.

Në këtë zonë askush përvec kishës dhe vullnetarëve nuk u ka ardhur në ndihmë fëmijëvë, të moshuarve, grave dhe burrave që tërmeti dhe qeveria i ka lënë jashtë, në qiell të hapur. Tërmeti nuk i ndau njerëzit, por qeveria po i ndan”, tha lideri demokrat, Lulzim Basha në “Facebook”.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Kisha 100 vjeçare e Shën Mhillit në Laç, prej 18 ditësh siguron ushqim dhe strehon 50 familje në oborrin e saj, për të cilat nuk është kujdesur askush. Vetë ndërtesa e kishës ka pësuar dëme të mëdha.

Edhe pse kanë kërkuar ndihmë urgjente pasi një pjesë e saj, rrezikon të shembet duke rrezikuar kështu jetën e shërbyesëve të Zotit dhe të besimtarëve ende askush nuk i ka ndihmuar. Mirënjohje për ekspertët që i janë përgjigjur thirrjes se opozitës për të berë një vlerësim të gjendjes së kishës. Por natyrisht është detyrimi i shtetit të bejë vlerësimin dhe të japë zgjidhje për çdo objekt.

Në këtë zonë askush përvec kishës dhe vullnetarëve nuk u ka ardhur në ndihmë fëmijëvë, të moshuarve, grave dhe burrave që tërmeti dhe qeveria i ka lënë jashtë, në qiell të hapur. Tërmeti nuk i ndau njerëzit, por qeveria po i ndan. Trajtimi preferencial dhe partiak apo në bazë të miqësive, është ankesa e përditshme në cdo zonë të goditur nga tragjedia.

Çdo ditë po del më qartë e më shqetësuese mënyra se si janë vlerësuar objektet. Vlerësime të ndryshme për një objekt, verifikime me mjete qesharake nga punonjës te administratës pa asnjë kualifikim, janë kthyer në kembanë alarmi për rrezikun që u kanoset banorëve në qindra banesa. Është kriminale që qeveria të rrezikojë jetën e qytetarëve vetëm që të mos prekë lekët që u jep oligarkëve.

Kjo është dhe arsyeja pse qeveria nuk angazhoi rreth 500 inxhinierë me eksperiencë për të kryer verifikimin e objekteve. Sepse rezultati duhet të jetë sipas interesit të qeverisë dhe jo sipas realitetit. Është pikërisht kjo neglizhencë kriminale që solli viktima ne Thumanë e Durrës me 26 nëntor. Nëse do të merreshin masa pas tërmetit te 21 shtatorit, shumë jetë do ishin shpëtuar.

Propaganda, korrupsioni dhe paaftësia po kërcënojnë seriozisht edhe sot sigurinë e mijëra banorëve që po vuajnë edhe për bukën e gojës.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: kishalulzim basha
Pas

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përfundon në kanal

Para

ARSYEJA/ Policia vë në pranga dy të rinj, njëri prej tyre i dënuar më parë për vjedhje

Para
Transportonin sirianë, arrestohen dy të rinjtë nga Tirana në Fier (EMRAT)

ARSYEJA/ Policia vë në pranga dy të rinj, njëri prej tyre i dënuar më parë për vjedhje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.