Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës në lidhje me ngjarjet e fundjavës sa i përket aktiviteteve sportive të mbarëvajtura nga ajo. Kështu, kryefjala ka qenë derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana (1-2), e cila u luajt në “Air Albania Stadium” dhe ku pati edhe disa dëme në stolat e stadiumit (te tribunat pas porte, “Frashëri” dhe “Zëri”), rreth 50 stola.
Kështu, si Partizani, ashtu edhe Tirana, duhet të dëmshpërblejnë Federatën, që ka edhe në menaxhim stadiumin kombëtar. Për bardheblutë edhe një gjobë prej 2 milionë lekësh të vjetra për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhje të flakadanëve në fushë.
1. KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.
2. KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.
KF “Tirana” detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.
3. Zyrtari i KS Luftëtari Neritan Novi për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 55/2 te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
4. Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet në ndeshjen Shkumbini – Dinamo.