Kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore Valentin Macaj ioshte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për kushtet në të cilat punojnë rojet e burgjeve dhe trajtimit që jep shteti ndaj tyre.
Macaj tha se policia e burgjeve është e papërkrahur sa duhet nga shteti ndërsa përmendi një rast ku një efektiv kishte huumbur jetën vetëm dy ditë më parë në moshën 41-vjeçare nga mungesa e vëmendjes shtetërore pasi kishte 3 unaza në zemër.
“Jo më larg se para dy ditësh një polic 41-vjeçar vdiq në Korçë pasi kishte tre unaza në zemër, kemi raste të tjera plot që Policët janë në gjendje të rëndë për jetën dikush me tumor e dikush me sëmundje të tjera të rënda e të pashërueshme. Kjo vjen nga stresi, orët e zgjatura të punës, mungesa e vaktit ushqimor, dhe nuk marrin përkrahje. Janë punonjës të transferuar dhe të komanduar. Për një politikan një nishan sikur të ketë, shteti i ofron para për të bërë ndërhyrje. U arrit diçka sa i përket transportit dhe uniformave”.
Macaj ngriti edhe shqetësimin për mungesën e psikologëve ku theksoi se Kodi I Punës parashikon se për çdo 15 punonjës duhet të ketë një të tillë. Ai foli edhe për procesin gjyqësor që është hapur për kushtet që punojnë efektivët e burgjeve ndërsa argumentoi se Gjykata e Apelit e ka zvarritur ose ka dhënë një shpjegim të palogjikshëm.
“Këtu nuk kemi psikolog për punonjësin e Policisë që e parashikon Kodi i Punës ku mbi 15 punonjës duhet të ketë mjekun sipërmarrës, ndërsa për një kriminel që ka bërë krime jashtë vendit gjendet kollaj një psikolog. Prej vitit 2008 nuk është respektuar ligji në fuqi për punonjësit e policisë.
Kam kërkuar para disa kohësh nga ministria e Drejtësisë pagesa për të shtunën dhe të dielën, sepse me një justifikim se policit mund ti bie pushim në mes të javës.
Policia e Burgjeve shihet me indiferencë, sikur janë magazinier mallrash. Ka persona indiferent që duan ti kalojnë ankesat, duke mos u dëgjuar zëri ynë u detyruam të shkojmë në Gjykatën e Apelit për kushtet e punës. I kemi dërguar të gjitha provat ndërsa pala shtetërore nuk ka paraqitur asnjë provë. Ndërkohë nga frika e vettingut, Apeli i bie rreth e rrotull me pretekstin për t’u justifikuar duke mos dhënë një vendim të drejtë dhe në mbështetje me Policinë e Burgjeve”, tha Macaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)