07:14 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

21 ditë pas tërmetit, banori fle në makinë: Ekspertët nuk vijnë, nuk di nëse shtëpia është e banueshme

11:23 | 17/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
21 ditë pas tërmetit, banori fle në makinë: Ekspertët nuk vijnë, nuk di nëse shtëpia është e banueshme

Banorët janë gjendur përballë një situate të vështirë pas tërmetit që ra në datën 26 Nëntor. Shumë shtëpi u shkatërruan për shkak të lëkundjeve të forta të tokës, ndërsa qytetarët ndodhen jashtë në pritje të vendimit nëse banesat e tyre janë apo jo të banueshme.

Një prej banorëve të zonës së ShënVlashit në Durrës ankohet se edhe pse ka bërë disa herë kërkesa, institucionet janë indiferente sepse nuk sjellin ekspertë për të inspektuar shtëpinë e tij.

Në pamje të parë kjo banesë ka dëme të konsiderueshme dhe qytetari ka frikë të futet brenda. Për “FaxNews”, ai deklaroi se prej 21 ditësh tashmë flen në makinë, ndërsa familjarët e tjerë i ka dërguar në Itali.

“Dëmet më të mëdha kanë qenë në katin e parë. Shqetësimi kryesor është që ka pësuar dëmtime kolona. Është shkëputur fare. Unë nuk i kam prekur fare, vetëm disa gjëra të vogla që në pengonin se këtu ishte plot. Vetëm ekspertët mund ta dallojnë se çfarë dëmtimesh kanë. Unë rri në makinë, nuk jam futur fare sepse kam frikë.

Po të kishin ardhur ekspertët e të më thonin që futu, normal që do flija në shtëpi. Vetëm unë jam këtu. Të 6 të tjerët kanë ikur në Itali. Qysh ditën e dytë kam vajtur tek njësia administrative dhe bëra kërkesën edhe më thanë që shumë shpejt do të vijmë. Bëra kërkesë prapë, nuk erdhën.

Të paktën të shohin sesi është gjendja e shtëpisë. Deri në këto momente që po flasim askush nuk ka ardhur. As inxhinier, as teknik i ndërtimit, asnjë. Po flemë në makinë, për faqe të zezë. Në makinë flihet vetëm nga zori. Ata duhet të kishin ardhur të parë se ne jemi afër.

Banesa është bërë në vitin 1992. Kemi patur inxhinierë e ekspertë që të na thonë sesa hekur duhet. Të na ndihmojmë me lekë ose me diçka që nëse është e banueshme të fillojmë ta riparojmë, të nisim punën. Unë nuk kam mundësi financiare, 160 mijë lekë marr pension”, deklaroi banori.


(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: BANORItermeti
Pas

LAJM I FUNDIT/ Dyshime për para të pista dhe falsifikim, vlonjatit i sekuestrohet shuma marramendëse prej 2.3 milionë eurosh pasuri

Para

Brad Pitt ishte i fundit që u largua nga festa e Jennifer Aniston dhe rrjeti po ‘zien’

Para
Brad Pitt ishte i fundit që u largua nga festa e Jennifer Aniston dhe rrjeti po ‘zien’

Brad Pitt ishte i fundit që u largua nga festa e Jennifer Aniston dhe rrjeti po 'zien'

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.