Mbrojtësi i Kukësit, Tome Kitanovski ka braktisur ekipin pas tërmetit të 26 Nëntorit. Lëkundjet e forta të tokës duket se e kanë tmerruar keq futbollistin sepse menjëherë pas kësaj ngjarjeje ai ka folur me drejtorin dhe e ka lajmëruar që bashkëpunimi mes tyre mbyllet me kaq.
Në një intervsitë për “gol.mk”, ai u shpreh se e ka marrë këtë vendim pasi nuk ndihet i sigurt.
“Dua t’iu shpreh ngushëllimet e mija familjeve që humbën njerëz. Unë me familjen ishim në Tiranë dhe tërmeti ndodhi në orën 3:50 në mëngjes. Nuk e kisha përjetuar më parë një lëkundje të tillë. Ditën tjetër u riktheva në Bitola me familjen pasi kisha folur me drejtorin Nexhipi dhe mendoj se nuk ofrohet siguri. Kukësi është një klub i madh dhe më vjen keq që nuk do të vazhdojmë në të ardhmen.
Niveli i kampionatit në Shqipëri është i njëjtë me nivelin në Maqedoni dhe sërish vazhdojnë të bëjnë shumë para. Çdo ndeshje në Shqipëri transmetohet në TV dhe pas ndeshjeve ka analiza sportive. Shqiptarët kanë probleme me infrastrukturën ashtu si ne. pak muaj më parë inauguruan stadiumin e ri që kushton 60-70 milionë euro dhe ku luan vetëm Kombëtarja.
Kam dëgjuar Baze Todorovskin, Aleksandar Ristevskin dhe trajnerin Mirsad Jonuz që punon te Vllaznia. Kur e krahason ekipin kombëtar të Shqipërisë me të Maqedonisë, mendoj se Maqedonia për momentin është më mirë. Një disavantazh për ne është që nuk jemi kualifikuar në kompeticion të madh por për momentin kemi më shumë kualitet”, u shpreh Kitanovski.