03:46 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do të kemi një ERTV të dytë”, Mehmetaj: Paketa antishpifje instalon diktaturën, ndërkombëtarët ta pengojnë

13:50 | 17/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Do të kemi një ERTV të dytë”, Mehmetaj: Paketa antishpifje instalon diktaturën, ndërkombëtarët ta pengojnë

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj komentoi paketën anti-shpifje të propozuar nga qeveria. Në një intervistë për “FaxNews”, ajo deklaroi se nëse ky projektligj miratohet, atëherë në vend do të instalohet diktatura dhe do të shkatërrohet demokracia.

“Nëse kishte ngelur diçka ende pa u atakuar, kjo ishte forma e drejtpërdrejtë që Rama po sulmon mediat. Ka një instiicuon që duhet të gjykojë mbi raportet nëse janë shkelur. Ky institcuon është vetëm gjykata. Me ligjet aktuale ne mund ta bëjmë diçka të tillë. Ai që thotë gënjeshtrën dhe bën deklarata që nuk qëndrojnë, mban pasoja në gjykatë.

Kryeministri vendos të heq dorë ehde nga gjykata, një vend me diktaturë nuk ka gjykata. Ai nuk ka nevojë për asnjë institucion sepse ai jep orientime për gjithcka në këtë vend. Vetëm në Korenë e Veriut mund të aplikohen të tilla standardesh me mediat. Ky është një instalim i diktaturës i pastër. Liria e medias, liria e të shprehurit është një nga liritë themelore të demokracisë. Kur ti e vret këtë liri, do të thotë se edhe ajo pak demokraci po shkatërrohet. Kryeministri e ka gjetur momentin fiks, e ka përllogaritur. Njerëzit janë të traumatizuar nga tërmeti.

Duke parë situatën e rëndë të njerëzve, ku duket se vëmendja është atje, shkon kryeministri dhe bën atë që është e pabërë. Situata ku po jetojmë është shumë e vështirë, po kalojmë një periudhë krize. Mediat do të jenë si televizione të paguara të shteti, edhe pse nuk paguhen nga shteti. Do të kemi një ERTV të dytë, çdo media online do të vijë si televizioni i Ramës”, tha Kejdi Mehmetaj.

Ajo kërkoi nga ndërkombëtarët që të vihen në lëvizje dhe të mos e lejojnë qeverinë që ta miratojë këtë paketë. “Ne jemi në krah të kujtdo që reagon për këtë situatë. Ajo që ne kemi bërë gjithë kohën ka qenë një kontakt i vazdhueshëm me partnerët”, deklaroi Kejdi Mehmetaj.


(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: kejdi mehmetaj
Pas

3 muaj hetime, SHÇBA vë në pranga punonjësin e policisë, si dhe 2 bashkëpunëtorët e tij

Para

Në ditëlindjen e tij, Papa Francesku heq ‘kodin sekret pontifikal’ në rastet e abuzimeve seksuale të klerit

Para
Në ditëlindjen e tij, Papa Francesku heq ‘kodin sekret pontifikal’ në rastet e abuzimeve seksuale të klerit

Në ditëlindjen e tij, Papa Francesku heq 'kodin sekret pontifikal’ në rastet e abuzimeve seksuale të klerit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.