Propozimi i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një ministrie shteti për Rindërtimin e kanë votuar pro 95 deputetë, 4 kanë votuar kundër, 1 abstenim dhe 5 nuk kanë votuar.
Ndërkohë për emrin e Arben Ahmetajt në krye të kësaj ministrie që është krijuar për çështjen e dëmeve të tërmetit të 26 Nëntorit, kanë votuar pro 97 deputetë, 2 kanë votuar kundër, 1 abstenim dhe 5 nuk kanë votuar.
Ajo që bën përshtypje në zgjedhjen e deputetëve ka të bëjë me faktin se pro se kundër ministrisë kanë votuar 4 pej tyre ndërsa për Arben Ahmetajn kanë votuar kundër 2 ligjvënës. Konkretisht 2 deputetë përzgjedhin Arben Ahmetajn ministër por nuk janë ‘dakort’ me krijimin e një ministrie Shteti për Rindërtimin.


Kuvendi ka votuar po ashtu edhe për shkarkimin nga detyra si anëtar i Bordit Drejtues të Bankës së Shqipërisë, arben Malajn, ku me 72 vota pro, 10 kundër, 6 abstenim dhe 12 nuk votuan fare, ai nuk do të jetë më në këtë post.

(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post