16:46 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Betimi i prokurorëve të SPAK, reagojnë SHBA-BE: Nis epoka e re, gati tani për të luftuar korrupsionin

10:15 | 19/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Betohen 8 prokurorët e parë të SPAK/ Në presidencë i pranishëm dhe Ruçi, mungoi Dvorani (Ceremonia mbahet larg syrit të medias)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian reaguan menjëherë pas betimit të tetë prokurorëve të SPAK pak minuta më parë në Presidencë. Ambasadori i BE, Luigi Soreca u shpreh në “Twitter” se ky është një hap mjaft i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

“Ne mirëpresim betimin e sotëm të tetë prokurorëve të SPAK përpara presidentit. Ata janë gati të nisin punën. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioriteti kryesor për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Luigi Soreca.

Ndërsa ambasada e SHBA u shpreh në “Facebook” se tani nis një fazë e re për drejtësinë shqiptare.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë tetë prokurorët të cilët u betuan këtë mëngjes si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK). Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm.

Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre që kërkojnë ti japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar”, ka shkruar ambasada e SHBA.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: ambasada e SHBAluigi sorecaSPAK
Pas

Betohen 8 prokurorët e parë të SPAK/ Në presidencë i pranishëm dhe Ruçi, mungoi Dvorani (Ceremonia mbahet larg syrit të medias)

Para

Cristiano Ronaldo një “super njeri”, kërcen 2.56 metra për 1.5 sekonda

Para
Cristiano Ronaldo një “super njeri”, kërcen 2.56 metra për 1.5 sekonda

Cristiano Ronaldo një “super njeri”, kërcen 2.56 metra për 1.5 sekonda

Discussion about this post

 



Të Fundit

Diplomatja amerikane Prattipati takime në veri të Kosovës: Stabiliteti dhe siguria, çështje kyçe!

Papa takohet me JD Vance, Vatikani zbulon detajet: U diskutua mbi disa çështje aktuale ndërkombëtare

Kompania ajrore finlandeze në grevë, anulohen mbi 100 fluturime

Gripi i shpendëve, Brazilit s’i lejohet të eksportojë mish dhe shpendë në BE

“Nëse Rusia nuk angazhohet, atëherë kjo s’është lufta jonë”, Vance zbulon se çfarë mund t’i thotë Trump Putinit

Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër i Europës në 2024! Gjysma e popullsisë në mjerim

Sot biseda Trump – Putin? Presidentit amerikan po i humb durimi, do të telefonojë edhe Zelenskyn!

Mbyllet numërimi për votën preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi ruan mandatin e deputetes

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Irani refuzon kushtin kryesor të SHBA-së për programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.