Disa prindër në Glasgoë kanë rënë pre e një gënjeshtre të një mjeku, i cili u thonte se fëmijët ishin me kancer. Mjeku Mina Chowdhury jepte diagnonza të rreme për të trembur prindërit dhe më pas iu kërkonte atyre që të shkonin për analiza të mëtejshme në spitalin e tij privat “Meras Healthcare”.
Një herë doktori i gënjeu prindërit duke iu thënë se djali 2-vjeçar ka kancer në gjak, ndërsa një herë tjetër gënjeu se një vajzë 15-vjeçare kishte një gungë në këmbë. Sipas mediave lokale, doktori gënjente sepse biznesi i tij ishte në prag të falimentimit dhe për këtë arsye tentonte të zhvaste prindërit.
(M. I./ Faxweb.al)