11:28 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shans i ri”, PD përshëndet ngritjen e SPAK: T’i jepet fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të korruptuar

11:10 | 19/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Zoti Basha kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme?!”, kreu i PD u përgjigjet gazetarëve

Partia Demokratike ka përshëndetur ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Rreth një orë më parë tetë prokurorët e SPAK u betuan para presidentit Ilir Meta, çka do të thotë se kjo strukturë tashmë është gati të nisë nga puna.

Demokratët e shohin konstituimin e SPAK si një shans të ri për Shqipërinë që t’i japë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të përfshirë në korrupsion dhe në krim të organizuar.

Reagimi i plotë i PD:

Partia Demokratike përshendet fillimin e punës së SPAK-ut dhe mbështet funksionimin e pavarur të kësaj strukture. Fillimi menjëherë nga puna dhe ndëshkimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të bëhet në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të vendosur. Partia Demokratike, e cila ka miratuar ligjin për ngritjen e SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka vullnetin për t’i dhënë besim dhe për të mos paragjykuar asnjë prej prokurorëve në përbërje të kësaj strukture, pavarësisht vendimeve të disa prej tyre, në të shkuarën.

Është koha që prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimit të organizuar, promovuesve të kriminelëve në politikë dhe zyrtarëve të korruptuar. Shqipëria ka një shans të ri dhe real për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, nga kriminelët me mbështetje qeveritare, tek politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Partia Demokratike falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e dhënë deri më tani për bërjen funksionale të SPAK dhe për gatishmërinë e treguar për të vijuar mbështetjen për funksionimin e pavarur të SPAK.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: PDSPAK
Pas

Del fotoja/ Qëndroi 7 vjet në burg, ja kush është ish-bashkëshorti i Albërie Hadërgjonajt

Para

“Lista të hapura, model proporcional kombëtar”, Murrizi propozime për ”Zgjedhoren”: Duhet vendosur dora në plagë, Rama dhe Basha në një mendje

Para
“Lista të hapura, model proporcional kombëtar”, Murrizi propozime për ”Zgjedhoren”: Duhet vendosur dora në plagë, Rama dhe Basha në një mendje

"Lista të hapura, model proporcional kombëtar", Murrizi propozime për ''Zgjedhoren": Duhet vendosur dora në plagë, Rama dhe Basha në një mendje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/Parandalohet një konflikt i rrezikshëm, arrestohet 44-vjeçari që kanosi me sopatë dy shtetas

Tritan Shehu pas aksionit policor në Theth: “Policia e Ramës si e Kim Yong-un, e armatosur me kallashnikov ndaj qytetarëve”

Situata e zjarreve në vend: 21 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, 5 ende aktive

Fushë-Krujë/Lirohen hapësirat publike, qytetarët lëvizin lirshëm në trotuare

Vijojnë ndryshimet në radhët e Policisë së Shtetit: Emërime të reja në komisariatet e Kuçovës, Mallakastrës dhe Vlorës

Fier/Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen 3 hapësira publike në Seman, procedohen penalisht 3 pronarë subjektesh

Aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth, Jorida Tabaku: Paketa e Maleve, “kali i Trojës” për Veriun

Përçarja tregtare mes BE-së dhe SHBA-së e afërt, tarifat e Trump për makinat dhe produktet bujqësore janë vija e kuqee

Aksion gjatë natës në Theth: Prishen dhjetëra ndërtime pa leje

Vlorë, vijon aksioni i policisë për lirimin e hapësirave publike! Sekuestrohen 40 çadra dhe 80 shezlongë, pronari nuk kundërshton

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.