23:03 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kam një qese me ilaçe”, banorët apelojnë për ndihmë: S’kemi marrë asgjë, kemi shtruar dengjet e kashtës

13:26 | 19/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kam një qese me ilaçe”, banorët apelojnë për ndihmë: S’kemi marrë asgjë, kemi shtruar dengjet e kashtës

Banorët e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit ende nuk kanë gjetur një zgjidhje. Dy banore të Rrashbullit treguan për “FaxNew”e ku po jetojnë afro 3 javë pas tërmetit. Që të dyja ato thanë se janë strehuar në një çadër të rregulluar vetë, ndërsa shtuan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria.

“Mua më ka rënë shtëpia, banoj në çadër, në çadër me plastmas. Nuk na kanë dhënë asnjë çadër as të bashkisë, askush. Unë kam bërë kërkesën, por sot e kësaj dite nuk ka ardhur njeri. Është shumë e vështirë sepse nuk flihet jashtë. Jam me astmë, kam një qese me ilaçe”, tha një prej banoreve.

Ndërsa banorja tjetër deklaroi se të gjitha sendet në çadër i ka të vetat, ndërsa theksoi se poshtë dyshekut ka shtruar dengjet e kashtës.

“I gjithë tavani ra, kemi bërë kërkesë, por nuk na ka ardhur njeri. I kam nxjerrë të gjitha rrobat jashtë. Kemi marrë dyshekun dhe e kemi vënë në çadër. Nuk na kanë sjellë asgjë. Më kanë dhënë vetëm dy bidona vaj dhe dy batanije ditën e parë. Muri është plasaritur në të dy krahët.

S’ka llamba, mungon energjia elektrike. Që ditën e parë kur ra tërmeti kam dalë jashtë, atje kam sajuar vetë një çadër dhe aty rri. Vajzën bashkë me fëmijën e vogël i fus këtu. Kam marrë dyshekët brenda dhe kam shtruar dengjet e kashtës nën të. Edhe me reshjet e shiut ka qenë shumë e vështirë se frynte edhe erë”, u shpreh banorja tjetër.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: banoret
Pas

Shkarkimi i presidentit Meta/ Mblidhet nesër Komisioni Hetimor, zgjerohen çështjet e hetimit

Para

Kundër “Anti-shpifjes”/ Me pranga dhe gojë të mbyllur, të rinjtë thyejnë televizorët përpara Kryeministrisë

Para
Kundër “Anti-shpifjes”/ Me pranga dhe gojë të mbyllur, të rinjtë thyejnë televizorët përpara Kryeministrisë

Kundër “Anti-shpifjes”/ Me pranga dhe gojë të mbyllur, të rinjtë thyejnë televizorët përpara Kryeministrisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.