12:24 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Një kriminel lufte vjen të pozojë si bamirës”, Vetëvendosja: Shqipëria të refuzojë minishengenin

14:23 | 19/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Një kriminel lufte vjen të pozojë si bamirës”, Vetëvendosja: Shqipëria të refuzojë minishengenin

Lëvizja Vetëvendosja në Tiranë ka reaguar me tone të ashpra sa i takon vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në vendin tonë për të marrë pjesë në takimin e minishengenit. Në një deklaratë për mediat, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Enis Sulstarova e quajti Vuçiçin një kriminel lufte, që sipas tij vjen të pozojë si bamirës.

“Vuçiç, një kriminel lufte vjen të pozojë si bamirës. Qeveria në Shqipëri po përpiqet që një kriminel lufte si Aleksandar Vuçiç ta paraqesë si bamirës të të prekurve nga tërmeti i nëntorit, duke tentuar t’ia shplajë figurën Vuçiçit. Mirëpo, shqiptarët e dinë se presidenti i Serbisë ka qenë Ministër i Informacionit gjatë kohës kur regjimi i Milosheviçit ka kryer masakra të shumta në Kosovë.

Ushtria dhe paramilitarët serbë kanë vrarë e masakruar me mijëra civilë, nuk kanë kthyer mbi 1600 persona që mbeten të pagjetur, kanë dhunuar 20 mijë gra e vajza, kanë shkatërruar mbi 100 mijë shtëpi, kanë vjedhur artefaktet kulturore e fondin pensional, kanë shkatërruar mbi 50% të traktorëve dhe të bagëtisë në Kosovë, dukë bërë që Serbia t’i ketë borxh kombit shqiptar mbi 20 miliardë euro si dëmshpërblime lufte. Qeveria Vuçiç vazhdon ta luftojë pavarësinë e Kosovës dhe punon pa u ndalur kundër interesave të kombit shqiptar”, tha Sulstarova.

Ai kërkoi që edhe Shqipëria ta refuzojë minishengenin, njësoj si Kosova. “Sot që Kosova njëzëri refuzon të marrë pjesë në një takim ku ministri i Milosheviçit paraqitet si bamirës, interesi kombëtar na thotë se të njëjtin qëndim duhet të mbante edhe qeveria e Shqipërisë”, deklaroi Enis Sulstarova.

Etiketa: enis sulstarova
Pas

Mesazh i qartë për LDK-në nga Berlini: Është koha për formimin e Qeverisë, jo për zgjedhjen e presidentit

Para

Midis tokës dhe qiellit…/ CR7 blen shtëpi të re 7 milionë euro (video)

Para
Midis tokës dhe qiellit…/ CR7 blen shtëpi të re 7 milionë euro (video)

Midis tokës dhe qiellit…/ CR7 blen shtëpi të re 7 milionë euro (video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK zgjat me 3 muaj afatin e hetimeve për Arben Ahmetajn

Taksia përplasi 3 të mitur, detaje nga aksidenti në Tiranë

Trump dhe Erdogan zhvillojnë takim të mbyllur në Hagë

Dështon për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit

Shuhen flakët në Pilur dhe Kukës, Emergjencat Civile njoftojnë gjendjen e zjarreve në vend

Aksident në Tiranë, dy të mitur me skuter përplasen nga automjeti

250 milionë dollarë ndihmë nga Banka Botërore për rindërtimin e Libanit pas luftës

Murtaja godet edhe Kukësin, tregjet nisin të mos pranojnë bagëti të imta

“Une femme mariee”/ Macha Meril në Tiranë: Filmi pati sukses sepse ishte i ndaluar

Trump: Zelensky një djalë i mirë, Putin tregoi sjellje pozitive në samit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.