Santi Xhaferri është 38-vjeçari i plagosur mbrëmjen e sotme në zonën e Saukut në Tiranë, ngjarje për të cilën Policia ka dhënë informacion zyrtar.
Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 ndërsa Xhaferri ka mbërritur në Sanatorium me një automjet privat me dëmtime në këmbë dhe në kokë por më pas është dërguar me autoambulancë në Spitalin Ushtarak.
Fillimisht u raportua se dyshohej për plagosje me armë zjarri, gjë të cilën e konfirmon edhe Policia por që pas nga këqyrja e mëtejshme e bërë nga mjekët rezultoi se dëmtimet janë shkartuar me mjete të forta dhe jo nga armë zjarri
Sipas Policisë, personat që e kanë transportuar drejt Sanatoriumit me mjet janë shoqëruar në ambientet e Komisariat të Policisë Nr 1 për sqarimin e rrethanave te ngjarjes ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i personit me të cilin është konfliktuar.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 18:20, ka mbërritur me ambulancë në spital, jashtë rrezikut për jetën shtetasi S. Xh.,38 vjeç, i cili kishte dëmtime në kokë dhe ne këmbët, ku paraprakisht u dyshua se ishte plagosur me armë zjarri
Nga këqyrja e mëtejshme e bërë nga mjekët rezultoi se dëmtimet janë shkartuar me mjete të forta dhe jo nga armë zjarri
Ngjarja ka ndodhur ne afërsi të rrethrrotullimit të rrugës së Elbasanit në drejtim të Saukut, ku fillimisht shtetasi S.Xh, është transportuar me një automjet drejt Sanatoriumit në Sauk dhe më pas është kërkuar ndihma e ambulancës e cila e ka transportuar në SQU për ndihmë mjekësore.
Nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me një shtetas tjetër.
Personat që e kanë transportuar drejt Sanatoriumit me mjet janë shoqëruar në ambientet e Komisariat të Policisë Nr 1 për sqarimin e rrethanave te ngjarjes.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)