17:15 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Iu vra burri dhe djali para syve, rrëfimi mes lotësh i gruas në studio

19:57 | 19/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Iu vra burri dhe djali para syve, rrëfimi mes lotësh i gruas në studio

“Historia ime” ka sjellë sot një ngjarje të rëndë të ndodhur në 1 Tetor të vitit 2019. Konflikti për pronën, i mori jetën në Klos 3 familjarëve. Ngjarja ndodhi në familjen Dakuci, ku Sali Dakuci vrau me armë, vëllain e tij, Kujtim Dakuci 52 vjeç dhe nipin e tij, Flogert Dakuci 19 vjeç. Më pas, ai kreu vetëvrasje.

Sipas të dhënave policore, konfliktet mes dy familjeve datojnë 9 vite më parë, ku gjatë kësaj periudhe çështjet e tyre kanë përfunduar edhe në gjykatë.

E ftuar në studio, bashkëshortja e viktimës, Minushe Dakuci, e cila ishte dëshmitare e ngjarjes së rëndë, ka rrëfyer momentin kur kunati i saj qëlloi për vdekje burrin dhe djalin e saj.

Mirela Milori: Nuk dua të të rikthej në ato momente, por ti ke qenë dëshmitare. Çfarë ndodhi në 1 Tetor?

Minushe Dakuci: Ne jemi çuar në mëngjes. Djali Flogerti ka ikur që në orën 8:00 nga shtëpia. Nuk kemi pasur konflikte siç kanë thënë televizionet janë konfliktuar në darkë. Asnjëherë jo sepse Kujtimi të dielën në darkë ka qenë në treg, ka ardhur ka ngrënë bukë, ka fjetur gjumë. Jemi zgjuar në mëngjes, Flogerti ka ikur në orën 8:00, ne kemi dalë nga shtëpia në orën 9:30 për tek puna. Jemi takuar me vrasësin në oborr, asnjë diçka. Ishte i pirë që në mëngjes, ditë për ditë se atë punë kishte. Kaloi para derës sime, se ishim me një rrugë kryesore të oborrit, vetëm një rrugë kryesore, e përgjithshme për tre familje siç kemi qenë, pavarësisht se xhaxhai i Kujtimit kishte ikur. Ai kaloi për të ikur tek shtëpia e vet, ne u nisëm po tek dera, për të ikur tek puna, në anën e kundërt. Kemi shkuar tek puna deri në orën 12:00. Në orën 12:00 erdhi Flogerti, më përshëndeti, më pyeti, iku tek shtëpia për të ngrënë bukë. Erdhi Kujtimi, që ishte pak më poshtë tek unë, erdhi sipër për të shkuar për të ngrënë drekë. Edhe unë isha duke mbledhur fasule, në parcelën e misrit. Më tha ‘i rashë telefonit të Gertit, nuk më doli’. Thashë ‘ndoshta e paska zënë gjumi’.

Mirela Milori: I ra telefonit të djalit?

Minushe Dakuci: Flogertit i kishte rënë.

Mirela Milori: Kishte qëlluar djalin të parin?

Minushe Dakuci: Jo, nuk ka qenë qëlluar djali. Saliu kishte dalë, kishte bllokuar rrugën, mos u fut tek shtëpia. Nuk kishim qenë në dijeni, nuk kishim pasur grindje, nuk kishim pasur asnjë diçka këto ditë. Thashë e paska zënë gjumi. Pas dy-tre minutash dëgjuam një zë, ishte një zhurmë e madhe, po vinte, shante, por nuk e kuptonim nga kishte ardhur, se nuk kishim asnjë lloj informacioni. Aty paska dalë e ka bllokuar rrugën. Djali kishte shkuar të futet tek shtëpia, ai e kishte rrahur se ndoshta ose ka qenë duke filmuar me telefon, të incizonte sepse gjithmonë na mohonin diçka. Ai i kishte rënë dhe e kishte hedhur telefonin tek gardhi, që e kishte vendosur mos u fut në shtëpi. Atë e kishte rrahur, djalin. Nuk dimë asnjë gjë, ndoshta punë momenti që e ka rrahur. Se të rrahësh një fëmijë, ndoshta edhe ky i ka rënë me diçka, kishte një vulë anash. Vinte duke sharë, do t’i mbys dhe do t’i bëj thoshte. Nuk e dëgjonim mirë se ishim në parcelë të misrit, ishim në mes të parcelës. Dolëm nga parcela. Nusja e vet i thoshte ‘mos e bëj, s’ka gjë mos e bëj’. Asgjë nuk dinim. Dolëm nga parcela për të shkuar në shtëpi të hanim bukë. Pasi kaluam 20 metra, sipër takuam motrën e Kujtimit. Kaloi Kujtimi nuk i foli, kalova unë më tha: ‘Atij i ke ra’… E pashë njëherë kështu, u habita. Atëherë më kërcënoi prapë. I thashë: ‘Kujt i rashë? Isha tek puna, kujt i rashë?’ Nuk foli as se ka armë, as se ikni, as se vraponi, as diçka. Nuk më shkonte mendja se do ndodhte, se ka armë. Eca disa metra më zuri ai, më kaloi mua. Ne u futëm tek prona ime, kurse ai vraponte na doli sipër, na preu rrugën. E zura Kujtimin, i thashë: ‘Ec Kujtim, ec’. Ai në terezinë e vet, se nuk dinte diçka, se mos kishte asnjë lloj konflikti. E pashë se na preu rrugën dhe u drejtua për poshtë tek ne, I dola vetë ballë për ballë, kunatit përpara.

Mirela Milori: E pe që kishte armë?

Minushe Dakuci: Jo nuk e pashë, se po ta kisha parë…

Mirela Milori: I dole vetë përpara?

Minushe Dakuci: I dola përpara vetë, e pashë që u drejtua nga poshtë. I thashë kthehu Kujtim. I vura duart në shpatulla. Ka për të ardhur ndoshta do më bjerë mua, ose do t’i bjerë Kujtimit, por kishim tek puna një sëpatë të vogël, por ishte e mprehtë, që mos bëjnë sherr. Thashë ndoshta i nxehet gjaku, se ishte durues i madh, por se mos i nxehej gjaku thashë dhe ia hedh.

Mirela Milori: Doje të shmangie sherrin?

Minushe Dakuci: Po, i vura dy duart në shpatulla e ktheva, kur e ktheva gjysmën e trupit të Kujtimit, ndërmjet supit të djathtë timit ka gjuajtur… Për momentin e humba, kujtova se hodhi një kapsollë, për të na frikësuar. Kur i ra të fikët Kujtimit, ka rënë në tokë, aty e pashë që ishte armë pistoletë.

Mirela Milori: Dhe pastaj?

Minushe Dakuci: Pastaj ka dalë djali, prapë nuk e kam parë. Kujtova se ka gjuajtur prapë në ajër, por kishte gjuajtur djalin. Ngaqë i ra Kujtimit, ka dalë se kishte qenë fshehur dhe ai ka gjuajtur djalin dy herë, unë e dija se kishte një plumb, por ai kishte dy. Ka dalë në krahun e majtë pas meje dhe ka gjuajtur edhe dy herë të tjera Kujtimin. Më pas u largua nja 3-4 metra doli drejtpërdrejt nesh dhe gjuajti në tokë tek këmbët e veta. Ai iku…

Mirela Milori: Ai shkoi në shtëpi dhe atje kreu vetvrasjen?

Minushe Dakuci: Ai shkoi në shtëpi, kur çova kokën për lart ku ishte pashë kunatën që po shikonte në këmbë, më sipër ishte plaka, nëna e Kujtimit…

Minushe Dakuci e kishte tepër të vështirë të vazhdonte më tej rrëfimin e saj./tvklan.al

Pas

‘Të festojmë Krishtlindjet më 7 Janar’, cili ishte propozimi i deputetit të ri të opozitës

Para

“Kur fillova palestrën, ka qenë një turp për mua”, rrëfehet 25-vjeçarja me nanizëm (video)

Para
“Kur fillova palestrën, ka qenë një turp për mua”, rrëfehet 25-vjeçarja me nanizëm (video)

"Kur fillova palestrën, ka qenë një turp për mua", rrëfehet 25-vjeçarja me nanizëm (video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Beogradi i përfshirë nga protestat masive, Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë me dhunë

Avioni Yak-18T rrëzohet jashtë Moskës, 4 persona humbin jetën

Ukraina godet me dronë bazën ajrore ruse në Krime, shkatërrohen helikopterë dhe sisteme kundërajrore

Albpetrol reagon për ndotjen në Gorisht-Kocul: Po rehabilitojmë ndotjet e trashëguara, mbrojtja e mjedisit në fokus

Presidenti Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë ura shpirtërore mes Shqipërisë dhe Italisë

Konstituimi i Kuvendit, Kurti takon krerët e partive politike

Valë e të nxehtit përfshin Evropën Jugore, alarm për temperatura ekstreme dhe rrezik zjarresh në disa vende

Ky kanton në Zvicër nga shtatori 2025 do të ndalojë përdorimin e telefonave në shkolla

E djathta ekstreme kundër paradës së LGBTQ+, bllokon urën e Budapestit

Deklaratat e Putinit mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, ja si i vlerëson Trump

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.