Ndërkombëtarët nuk janë aspak të kënaqur me vendimin e mazhorancës për të miratuar paketën antishpifje, pavarësisht kritikave dhe kundërshtive të shumta. Këtë herë ishte gazetari gjerman, Peter Tiede ai i cili ka replikuar me zyrtarin e OSBE për lirinë e medias, Harlem Desir pikërisht për këtë çështje.
Teksa Desir është një ndër zyrtarët që ka deklaruar se Edi Rama është konsultuar me ndërkombëtarët për ligjin antishpifje, Tiede ka shpërthyer në akuza kundër kryeministrit. Në replikën e tij në “Twitter”, ai e ka quajtur Ramën kloun dhe armik të medias.
“Vërtetë besoni tek Edi Rama? Nga përvoja ime unë nuk besoj asgjë. Ai është një armik i medias së lirë. Ai po përpiqet të bëjë ndaj meje atë që ka bërë ndaj kolegëve të mi në Shqipëri; më akuzon se jam blerë nga opozita. Ai është një kloun”, ka shkruar Peter Tiede.
(M. I./ Faxweb.al)