Protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosja kanë nisur përplasjet e para me forcat e policisë që kanë blinduar zonën ku po zhvillohet takimi mes kryeministrit Edi Rama, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.
Deri para pak minutash ata po mbanin një tubim të qetë dhe vetëm fjalime kundër Ramës dhe Vuçiç, por tani kanë nisur edhe tentativat për të thyer kordonin e policisë. Aktivistët brohorasin “UÇK”, “Adem Jashari”, ndërsa ka edhe fishkëllima të shumta.
Ata morën “hov” pas një lajmi se Rama, Vuçiç dhe Zaev do të dalin nga takimi. Kujtojmë që pak më parë pati një përplasje verbale sepse forcat e policisë nuk donin t’i lejonin aktivistët të protestonin se nuk kishin marrë leje.
(M. I./ Faxweb.al)