Moderatorja Arbana Osmani ka postuar një foto shumë të ëmbël të djalit të saj këtë të diel, i cili siç duket e “dashuron” pemën e Krishtlindjeve.
Në foto duket djali i Arbanës, Joni, i cili, i veshur me pizhame, qëndron poshtë pemës së mbushur plot me dhurata që pritet të hapen në ditët e festave.
Sipër fotos, Arbana me humor shkruan: “Kemi filluar të flemë te pema”, duke treguar kështu gëzimin e djalit të saj për festat.
(M. I./ Faxweb.al)