Rrëshqitja e gurëve në aksin Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur Murrash ka shkaktuar jo pak probleme për drejtuesit e mjeteve.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitjen e gurëve në këtë aks ç’ka ka vështirësuar qarkullimin për njëfarë kohë por më pas, subjekti që merret mirëmbejtjen e saj ka ndërhyrë duke dërguar në terren punonjësit që kanë bërë të mundur largimin e gurëve nga rruga.
Ndërkohë, raportohet nga terreni se për shkak të reshjeve të shiut, ky aks paraqet ende rrezikshmëri të theksuar pasi vijon shembja e gurëve nga shkëmbinjtë anash saj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)