21:06 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kushtet e rënduara të motit, ARRSH njoftim për situatën e rrugëve në vend

20:14 | 22/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kushtet e rënduara të motit, ARRSH njoftim për situatën e rrugëve në vend

Dita e sotme u përfshi nga reshje të shumta shiu pothuajse në gjithë territorin e vendit, ndërsa u konstatuan edhe problematika të shumta në bllokimin e rrugë, krijimin e trafikut, rritjen e nivelit të lumenjve etj.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar i cili njofton se ka pasur rënie gurësh dhe dherash në rrugë, pemë të rrëzuara si dhe mbetje të tjera, të cilat kanë krijuar vështirësi në rrugë.

Moti i rënduar nga rreshjet e dendura dhe era e forta, ARRSH dhe kompanitë e mirëmbatjes ndërhyrje për të liruar akset rrugore

Sipas ARRSH-së, në Rajonin Verior është ndërhyrë në të gjithë segmentet rrugore. Me problematike është paraqitur situata në aksin Bajram Curri –Valbonë, ku ka pasur rënie masive gurësh dhe dherash. Rënie materialesh ka pasur edhe në segmentet Hani i Hotit – Tamarë, Mjedë –Pukë, Fushë Arrëz –Kukës. Ndërhyrja ka bërë që situata të normalizohet dhe aktualisht nuk ka probleme. Kalueshmëria është normale në të gjitha akset e rajonit.

Ndërkohë në vendin e quajtur Krajkë në Fushë Bulqizë, një mjet është përmbysur nga era e fortë, por pa deme në njerëz. Punonjësit e kompanisë së mirëmbajtjes së rrugëve, të cilët ndodheshin aty kanë ndërhyrë dhe me mjetet e tyre kane bërë të mundur ngritjen e automjetit.

Në Rajonin Qendror situata e rrugëve ka qenë më e qetë, megjithë rreshjet e dendura. Në të gjithë akset e këtij rajoni qarkullimi ka qenë normal.

Në Rajonin Jugor ka pasur rënie të mëdha gurësh dhe inertesh në akset Ura e Leklit – Këlcyrë dhe Berat – Çorovodë, si dhe në vendin e quajtur Shkalla e Zezë në aksin Gjitokastër – Tepelenë. Ndërsa në akset Tepelenë-Dukaj dhe Këlcyrë – Përmet ka pasur rënie pemësh. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin e tyre të menjëhershëm dhe aktualisht të gjithë akset janë me kalueshmëri normale.

Ndërkohë në Vuno gjatë natës, është rrëzuar një mur i vjetër i një shtëpie dhe gurët kanë bllokuan një korsi të rrugës. Është ndërhyrë dhe situata është normalizuar shpejt.

Sipas ARRSH-së, strukturat e saj dhe të gjithë kontraktorët, në të tre rajonet, janë në gadishmëri dhe në monitorim të situatës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ARRSHmoti i keq
Pas

VIDEO/ Çfarë thonë shifrat dhe si qëndron e vërteta? Besnik Vathi flet për problematikat e turizmit: Numërohen edhe ata që janë tranzit për Mal të Zi

Para

Çfarë thonë sondazhet/ Përballë një ish-kryeministri dhe një aktori, a do ta fitojë Kolinda Kitaroviç mandatin e dytëpresidencial?!

Para
Çfarë thonë sondazhet/ Përballë një ish-kryeministri dhe një aktori, a do ta fitojë Kolinda Kitaroviç mandatin e dytëpresidencial?!

Çfarë thonë sondazhet/ Përballë një ish-kryeministri dhe një aktori, a do ta fitojë Kolinda Kitaroviç mandatin e dytëpresidencial?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

Alarmi nga moti i keq/ Lumi Frejus përmbyt një qytet në Torino, humb jetën një 50-vjeçar (VIDEO)

Qëndrimit i lëkundur i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

Lufta në Ukrainë! Gati një mijë civilë të vrarë nga dhjetori deri në maj

Alarmi i OBSH-së: Vetmia çon në vdekjen e pothuajse 900,000 njerëzve në vit

‘Haxhiu tërhiqet nëse nuk merr 61 vota në votim të fshehtë’,Gazetari: Strategji e Kurtit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.