Prej mëngjesit të sotëm, qeveria Rama është mbledhur në Golem, ku po analizohet për gjendjen e vendit pas tërmetit të 26 Nëntorit.
Fax News mëson se derimë tani është diskutuar mbi sektorët e financave dhe transportit, ndërsa kanë raportuar ministret Anila Denaj dhe Belinda Balluku.
Këto janë dy nga sektorët më të rëndësishëm në përballimin e pasojave që la pas tërmeti i Nëntorit, ku u shuan dis familje, dhe humbën jetën 51 persona.
Në mbledhjen e sotme është thënë se në ditët e para të Janarit do të jetë gati dhe fatura financiare për dëmet e tërmetit. Mbledhja e qeverisë pritet që të zgjasë deri në orët e vona të pasdites, ndërsa në drekë Rama do të ketë një drekë me banorët që janë strehuar në resortin ku po mbahet takimi.
Në takim janë të pranishëm të gjithë ministrat, të cilët janë ngarkuar me detyra të reja, pas tërmetit.
Pas tërmetit të Nëntorit mijëra njerëz mbetën të pastrehë, ndërsa një pjesë e tyre janë akomoduar në hotele në Durrës dhe në Golem, ndërkohë që qeveria nuk ka ende një bilanc financiar mbi dëmet që ka lënë pas kjo fatkeqësi natyrore.
Po ashtu në zonat rurale ka ende njerëz që qendrojnë në çadra, të cilat janë të papërshtatshme për kushtet atmosferike në të cilat po kalon vendi në këto dy ditët e fundit.