Një banor i fshatit Mërqi në Krujë ka denoncon një skandal me vlerësuesit e përzgjedhur për evidentimin e dëmeve të tërmetit.
Për Oranews ai thotë se për vlerësuar banesën sipas tij të dëmtuar rëndë, i ka shkuar një komisioner në gjendje të dehur.
Ndërkohë qindra familje që kanë mbetur me çadra vere në mes të dimrit, thonë se kaluan 24 orë ekstreme pas reshjeve intensive të shiut.
Banori shprehet: “Janë çarë komplet, është e banueshme. Si është e banueshme i thashë, kësaj sikur gjysma e atij që ka rënë të bjerë e rrëzon për tokë. Fola unë me tërmetin tha. Ai kishte qenë i dehur!”
I identifikuar me emër e mbiemër ky banor i fshatit Mërqi në Krujë denoncon një skandal me komisionerët e përzgjedhur nga Bashkia për evidentimin e pasojave të tërmetit të 26 Nëntorit.
Prej gati një muaji tashmë familja e Mark Troksit jeton në një çadër në oborrin e banesës ku nuk besojnë të futen brenda. Por siç tregojnë nata mes të dielës e të hënës ishte ndër më të vështirat për shkak të reshjeve të shiut dhe daljes nga shtrati të Lumit Ishëm.