Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar sërish për minishengenin e mbajtur të shtunën në Tiranë. Ai ka organizuar një pritje për festat e fundvitit, nga ku ka përfituar nga rasti për të kundërshtuar edhe një herë samitin ballkanik.
Sipas Haradinajt, përmes këtij minishengeni Kosova izolohet, ndërsa shtoi se shteti kosovar është i drejtuar drejt BE dhe NATO dhe jo drejt Rusisë.
“Tentativat për minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s e jo Rusisë”, ka deklaruar Ramush Haradinaj.
Edhe më herët Haradfinaj është shprehur se minishengeni po bëhet për të hequr taksën e Kosovës ndaj Serbisë. Pas kësaj deklarate, kryeministri Edi Rama shpërtheu në akuza kundër tij, duke e quajtur të paditur dhe gënjeshtar.