02:55 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tensione 1-vjeçare për temën 100-vjeçare, takohen liderët e Japonisë dhe Koresë së Jugut

10:34 | 24/12/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tensione 1-vjeçare për temën 100-vjeçare, takohen liderët e Japonisë dhe Koresë së Jugut

Liderët më të lartë shtetërorë të Japonisë dhe Koresë së Jugut janë takuar për herë të parë pas më shumë se një viti ndërkohë që kjo periudhë ka qenë mjaft e tensionuar mes tyre dhe vendeve që përfaqësojnë.

Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u takuan në kuadër të një samiti trepalësh, të organizuar nga kryeministri kinez, Li Keqiang, në qytetin Chengdu. Tema kryesore e këtij samiti ishin bisedimet për çarmatosje mes Koresë Veriore dhe Shteteve të Bashkuara.

Ky takim shërbeu për liderët e Japonisë dhe Koresë së Jugut që t’i zbusin tensionet mes vendeve të tyre. Raportet mes këtyre shteteve u futën në krizë pasi Gjykata Supreme e Koresë së Jugut i urdhëroi kompanitë japoneze që t’i dëmshpërblejnë disa qytetarë të Koresë Jugore, të cilët ishin detyruar të punojnë për to gjatë pushtetit kolonial të viteve 1910-1945.

Japonia më pas vendosi pengesa për mallrat e importuara nga Koreja e Jugut në fushën e teknologjisë, duke i rënduar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy aleateve të Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, liderët e dy vendeve u pajtuan të martën që të takohen më shpesh, pavarësisht dallimeve për çështjet tregtare dhe historike, bëri të ditur zëdhënësja e presidentit të Koresë Jugore, Ko Min-jung.

Presidenti i Koresë se Jugut tha: “Japonia dhe Koreja e Jugut janë fqinjët më të afërt në aspektet historike dhe kulturore dhe partnere shumë të mëdha dhe të rëndësishme për këmbimet mes popujve të tyre”, shkruan “Reuters”.

Etiketa: japoniKore e JugutMoon Jae-inShinzo Abe
Pas

U përfol për lidhje dashurie me një brune, Kujtim Gjuzi jep njoftimin e papritur

Para

Rama ‘zbrazet’ në fundvit: Me Metën s’kemi komunikim, jemi të dënuar të qeverisim deri në 2021

Para
Rama ‘zbrazet’ në fundvit: Me Metën s’kemi komunikim, jemi të dënuar të qeverisim deri në 2021

Rama 'zbrazet' në fundvit: Me Metën s'kemi komunikim, jemi të dënuar të qeverisim deri në 2021

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.