14:55 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aplikojnë 10 kandidatë për vendin bosh të Besnik Muçit në Kushtetuese. Presidenca zbardh emrat

14:38 | 24/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tërmeti/ Meta mesazh të qartë Prokurorisë: Hetoni zyrtarët dhe ndërtuesit përgjegjës!

Presidenca ka zbardhur emrat e 10 aplikantëve që kërkojnë të marin detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese pas përfundimit të afatit për vendin vakant të Besnik Muçit, pas ‘djegies’ nga Vetingu të këtij të fundit..

Sipas njoftimit të Presidencës, kjo procedurë është rishpallur me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019, të Presidentit të Republikës, ndërsa radhit edhe 10 emrat e aplikantëve.

Ndërkohë kjo listë së bashku me dokumentacionin e dorëzuar do të përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.

Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se:

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e parakohshme”, e krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Muçi, procedurë kjo e rishpallur me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

1. Zoti Altin Binaj
2. Zoti Artan Spahiu
3. Zoti Dedë Kasneci
4. Zoti Eugen Papandile
5. Zoti Gentian Mete
6. Zoti Sergjio Mazreku
7. Zoti Sinan Tafaj
8. Zonja Sonila Bejtja
9. Zoti Shaqir Hasanaj
10. Zonja Zhaklina Peto

Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar do të përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.

Kujtojmë sa pas heqjes së emrit të Besnik Muçit nga Gjykata Kushtetuese nga faqja zyrtare  i cili u shkarkua dje nga KPA pas takimit që ai pati me Metën, në zyrën e kreut të shtetit, ka njoftuar presidentin Meta për vendin e ri vakant, duke pranuar vendimin e KPA-së.

Muçi kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të merrej një vendim lidhur me fatin e mandatit të tij, pasi sipas gjyqtarit KPA nuk kishte rol vendimarrës mbi anëtarët e Kushtetueses.

Besnik Muçi u shkarkua dje nga KPA, si prokuror, duke u përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, por sipas tij ai nuk mund të largohet nga Gjykata Kushtetuese, pa një vendim të këtij organi.

Etiketa: 10 aplikantetbesnik mucigjykata kushtetueseilir metavendi vakant
Pas

Gjysma e grave të dënuara u lanë të lira, por çfarë përfituan burrat nga amnistia

Para

Kejvina Kthella xheloze ‘e tërbuar’, i prishi makinën ish-it të saj

Para
FOTO/ Si asnjëherë më parë, Kejvina Kthella tmerron njerëzit me pamjen e saj

Kejvina Kthella xheloze 'e tërbuar', i prishi makinën ish-it të saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rregulli i ri për të hyrë në BE, prek dhe qytetarët shqiptarë

“Po hyn në territor të rrezikshëm”, Trump tallet me Medvedev: Ish-presidenti i dështuar rus të ketë kujdes me fjalët

Sot afati i fundit, bizneset dorëzojnë pasqyrat financiare! Kush nuk e dorëzon, do të përballet me ligjin

Vrasja e Kozeta Teços, avokati i Ilirjan Selmanit: Nuk ka pranuar autorësinë në asnjë moment, ka shprehur keqardhje për viktimën

SHBA humb një avion luftarak, F-35 rrëzohet pranë bazës ajrore të Kalifornisë

Abuzim me fondet e BE-së, jep dorëheqjen kryeministri i Lituanisë

Lufta në Gaza, Trump: Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund konfliktit është lirimi i pengjeve

Dëmet nga zjarret në vend/ Ministrat Hoxha dhe Vengu: Qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë dhe banesave

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, lihet në burg Ilirjan Selmani

Zjarret në vend! Ministri Hoxha bën bilancin: U përballëm me 59 vatra të mëdha në rang republike. 21 persona në pranga. Të ashpërsohet dënimi për…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.