17:51 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Po krijohet një Jugosllavi e re”, Aulon Kalaja: Minishengeni u përdor nga Rama për kredo politike

20:33 | 24/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Po krijohet një Jugosllavi e re”, Aulon Kalaja: Minishengeni u përdor nga Rama për kredo politike

Aktivisti Aulon Kalaja dha alarmin se minishengeni po krijon një Jugosllavi të re. Ai tha në studion e “FaxNews” se ky takim i mbajtur në Tiranë u përdor nga kryeministri Edi Rama për të fituar kredo politike. Sipas tij, ky takim duhet të ishte fshirë nga agjenda politike e Ramës për sa kohë që Kosova nuk mori pjesë.

“Protestat ishin të pritshme sepse ne kemi kundërshtuar këtë projekt që në krye të herës. Minishengeni ballkanik nuk është gjë tjetër veçse një Jugosllavi e re. Edi Rama është i paautorizuar dhe i pakonsultuar me askënd për këtë takim. Vizita duhet të ishte shtyrëm madje duhet të ishte hequr fare nga agjenda. Kjo është një lëvizje për të fituar kredo politike.

E gjithë klasa politike është klundër minishengenit ballkanik. Serbia ka marrë pjesë në takime, Vuçiç përmbushi ëndrrën e tij për të vizituar Durrësin dhe u zotua të ndihmonte në rindërtim. Por ka shumë pikëpyetje që vjeën nga ana e Serbisë kur në këtë takim nuk merr pjesë shteti i Kosovës.Nga 6 shtete, vetëm 3 e duan minishengenin. Që këtu bie, nuk është më minishengen, por mini-minishengen”, tha aktivisti.

Ai foli edhe për situatën në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Kalaja u shpreh se në këto zona situata vijon të jetë kaotike, teksa shtoi se Rama duhet të sqarojë donatorët sesi do të vijohet puna për rindërtimin.

“Gjendja është e vështirë. Një zgjidhje për ta mund të ishte një kontenier që do të zgjidhte periudhën tranzitore. Tërmeti na goditi në muajt e dimrit, nuk ishte verë kur në çadra mund të jetohej disi më mirë. Në çadër është e pamundur. Qeveria nuk ka bërë asgjë, nuk ka dërguar asnjë kontenier.

Ka dërguar Aleanca për Teatrin, zonja Inva Mula. Për mua do të ishte një zgjidhje të paktën për muajt e dimrit kontenieri. Është gjëja më e thjeshtë që ju ka zgjidhur jetën disa banorëve në Bubq. Të gjithë ata që jetojnë në çadër kanë një zili për ata që jetojnë në kontenierë. S’e kuptoj pse zoti Rama nuk vazhdon me rindërtimin. Zotëri të kanë dhuruar para njerëzit, oligarkët, njerëzit e bizneseve kanë hedhur para. Ku do të ndërtojnë këta njerëz?

Të gjithë këta njerëz janë të paqartë, thjeshtë kanë dhënë kontribut, por nuk dinë sesi do të veprohet. Duhet të kemi një plan konkret që njerëzit të kuptojnë se çfarë do të ndërtohet, ku do të ndërtohet. Thjesht po bëhet propagandë, do bëjmë namin, do bëjmë këtë”, tha Aulon Kalaja.

Etiketa: Aulon Kalaja
Pas

Ekzekutuan indianin në Angli, zbulohen kush janë tre shqiptarët e akuzuar (EMRAT)

Para

Arilena Ara flet pas fitores së bujshme: Kam qarë…

Para
Arilena Ara flet pas fitores së bujshme: Kam qarë…

Arilena Ara flet pas fitores së bujshme: Kam qarë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Rusia tërhiqet nga traktati për raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve

Zelensky reagon pas bisedës me Trump: Falënderojmë presidentin që mbështet mbrojtjen e jetëve ukrainase

Gjyqtari ishte serb, Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese për ngërçin në Kuvend

Indi/ Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në Uttarakhand, 4 viktima dhe 50 të zhdukur

Aksident me fishekzjarrë në një festival veror në Japoni, anijet përfshihen nga flakët

BE-ja pezullon tarifat doganore hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin

Po trafikonte 5 të mitur egjiptianë drejt vendeve të BE-së, 23-vjeçari braktis mjetin në Fushë-Krujë dhe arratiset! Nën akuzë 2 bashkëpunëtorët

Shiti 2 herë të njëjtin apartament, arrestohet noterja e shpallur në kërkim. Prokurori e liron, hetim në gjendje të lirë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.