Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, është një nga personazhet e njohur më të ndjekur në rrjetet sociale. Shqiptarja është mjaft aktive në profilin e “Instagram”-it, aty ku ndan me ndjekësit e saj të shumtë video e foto të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, Bebe ka publikuar disa fotografi ku ka pozuar mjaft seksi pranë një peme të madhe Krishtlindjesh. “Çfarë doni për Krishtlindje?”, shkruan ajo krahas pozave që kanë marrë me mijëra pëlqime dhe komente.
Në fotot në fjalë, Bebe shfaqet e veshur sportive, por mjaft provokuese me pozat. Ajo mban veshur një palë streçe dhe një bluzë të bardhë që i ekspozon gjoksin. Ndërkohë i ka kombinuar me një palë atlete të bardha.