Një aksident i ndodhur mbrëmë në orët e vona në Isniq, e ka tronditur Deçanin.
Fatlind Hysenaj nga fshati Lëbushë ka humbur jetën ndërsa është plagosur rëndë Shkëlqim Kameraj.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht tek vendi i quajtur ‘Ura e Demës’.
Shpejtësia thuhet se ka qenë arsyeja që ka sjellë këtë tragjedi.
Këtë e dëshmojnë edhe fotografitë e aksidentit ku shihet se sa janë dëmtuar makinat.