Prifti i Kishës Ortodokse, Gregor Pelushi kërkoi nga të gjithë që të ketë një vëmendje më të shtuar ndaj njerëzve në nevojë në këtë vigjilje Krishtlindjeje. Për “FaxNeës”, ai deklaroi se kjo festë duhet t’i përfshijë të gjithë njerëzit.
“Dhuratat që kishim menduar për të afërmit tanë, t’ua ofrojmë atryre njerëzve që janë të pastrehë, që janë në nevojë. Tryezat do të shtrohen plot e përplot, por duhe tt ëmendojmë edhe për ata njerëz që kanë nevojë për ngrohtësi sepse kjo festë duhet të përfshijë të gjithë njerëzit”, tha ai.
Prifti komentoi më tej edhe lindjen dhe misionin e Jezu Krishtit. Sipas tij, misioni i Krishtit ishte të shpëtonte të gjithë botën, ndërsa theksoi se ai do të vijë sërish, por këtë herë në një formë tjetër.
“Lindja e Jezu Krishtit ishte një revolucion i madh sepse ka të bëjë me shpëtimin e të gjithë njerëzve. Ai u abandonua, u desh të largohej për në Egjipt me nënën dhe kujdestarin e tij. Të gjitha këto ishin të shkruara. Kur ndërroi jetë mbreti i kohës, ata u kthyen sërish. Aty kemi fëmijërinë e tij dhe kur u rrit nisi të ndihmonte familjen e tij si zdrukthëtar. Më pas në moshën 30-vjeçare ai nisi misionin e tij.
Nuk ka më lindje sepse e vetmja mënyrë për të shpëtuar njerëzit ishte vetësakrifikimi. Nuk do të ketë më një kthim në këtë formë. Ardhja e tij do të ndodhë, kështu e beson krishtërimi, e themi në çdo meshë hyjnore. Çdo besimtar e beson këtë. Por nuk do të jetë në këtë formë, ai do të shfaqet ashtu siç ai është, si mbret i mbretërve. Ai do të vijë dhe do të gjejë njerëzit që do t’i besojnë. Krishti vjen si shpëtimtar për të shpëtuar të gjithë botën”, deklaroi Gregor Pelushi.
(M. I./ Faxweb.al)