Makina e shefit të policisë në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan është pushtuar nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Sipas burimeve të “Faxweb.al”, mjeti i përket Krenar Kasit, ndërsa dyshohet që ngjarja të ketë lidhje me detyrën. Automjeti i djegur është me targa AA 131 IX i tipit “ML”.
Kasi nuk njihet të ketë patur probleme apo konflikte. Krenar Kasi ka qenë disa vite më parë shefi i sektorit të narkotikëve.
“Në lagjen ” 5 Maji”, Elbasan, ka rënë zjarr nē mjetin tip ” Benz”, në pronësi të shtetasit K.K., i cili ishte i parkuar dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht. Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.