14:56 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prishet ‘matematika’ e koalicionit, zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës

16:16 | 26/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Valë ndryshimesh në qeveri/ Paralajmërohen dy dorëheqje ministrash

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës ndëra emri i tij vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Konjufca u propozua për këtë detyrë nga kreu i partisë, Albin Kurti ndërsa kjo zgjedhje ka provuar se ‘matematika’ mes dy partive që pritt të krijojnë qeverinë e re është prishur duke marrë parasysh se Konjufca nuk ka qenë emër i lakuar publikisht.

“Propozimi ynë për kryetar të kuvendit është deputeti Glauk Konjufca”, ka thënë Kurtidhe në sallë ishin të pranishëm 111 deputetë.

Konjufca ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të marrë drejtimin e Kuvendit plot 75 pro dhe 27 kundër, ndërsa ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare për krijimin e qeverisë së re mes LDK-së dhe VV-së.

Më herët janë betuar deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, procedurë e cila ka qenë pikë e dytë e rendit të ditës.

Fillimisht ishte bërë verifikimi i mandateve të këtyre deputetëve. Në sallë mungojnë ministrat si dhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj që nuk kanë marrë pjesë në seancë, për të ruajtur mandatin.

Nga ana tjetër interesimi kombëtar dhe ndërkombëtar ka qenë i madh për seancën konstituive të legjislaturës së shtatë pasi është vë re edhe prezenca e përfaqësuesve të ambasadave të huaja të akredituara në Kosovë.

Partitë politike të cilat po marrin pjesë në seancën e sotme pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në postin e kryetarit të Kuvendit, kanë filluar propozimin e kandidatëve për nënkryetar të Kuvendit.

Vetëvendosje ka propozuar Arbërie Nagavcin. Lidhja Demokratike ka propozuar, Kujtim Shalën. PDK ka propozuar  Memli Krasniqin për nënkryetar.

Gjatë procesit të votimit në sallë kanë qenë të pranishëm 108 deputetë. Pro kanë votuar 104 deputetë, 1 votë kundër dhe 3 abstenim. Nga partitë pakicë janë propozuar për nënkryetarë, Slavko Simic dhe Fikrim Damka, të cilët gjithashtu kanë marrë votat e shumicës së deputetëve.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Glauk Konjufcakonstituohet kuvendi i kosoveskuvendi ikosoeveszgjidhet kryetari i kuvendit
Pas

Arrestohen 2 të rinjtë shqiptar në Angli, kultivonin bimë kanabisi në shtëpi (Emrat+Foto)

Para

27.3 milionë USD për 2019 nga AlbChrome në Bulqizë, hapet pusi nr. 9: Investimi më i madh në sektorin minerar

Para
27.3 milionë USD për 2019 nga AlbChrome në Bulqizë, hapet pusi nr. 9: Investimi më i madh në sektorin minerar

27.3 milionë USD për 2019 nga AlbChrome në Bulqizë, hapet pusi nr. 9: Investimi më i madh në sektorin minerar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio takohet me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në Malajzi

Fier/ Përfshihet nga flakët një automjet në qendër të qytetit

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

Tiranë/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro, të përfituara nga veprimtari kriminale

U shpëtua nga pushuesit teksa notonte dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë, ndërron jetë turistja ukrainase në Vlorë

Shtëpi me qira në Vlorë për prostitucion! Shpallet në kërkim tutorja spanjolle, nën hetim tre vajza

Kurbin / Kapet dhe arrestohet i riu me rrezikshmëri të lartë, i kërkuar për armëmbajtje dhe përgatitje për vrasje

Berisha publikon prova për manipulimin e votës së diasporës: Firmat në zarfe janë vetëm disa viza

Presidenti Begaj përkujton gjenocidin e Srebrenicës: 30 vite nga masakra më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore

Berisha: Raporti i Komisionit Evropian është një nekrologji e shtetit ligjor .Sistemi i drejtësisë është kthyer në korporata të kapura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.