Të paktën 14 persona kanë vdekur pasi një aeroplan me 98 persona në bord u rrëzua në Kazakistan, thonë zyrtarët e aeroportit.
Ata thonë se avionët “Bek Air” u rrëzua menjëherë pasi u nis nga aeroporti i Almaty të Premten në mëngjes me kohën lokale, duke u përplasur në një ndërtesë.
Të paktën 60 persona kanë mbetur të plagosur, përfshirë fëmijë, të cilët u dërguan në spitale.
Fluturimi Z92100 ishte nisur nga Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit, për në kryeqytetin Nur-Sultan.
Një reporter i Reuters afër vendit të ngjarjes tha se në zonën e përplasjes ka pasur mjegull të rëndë por nuk dihet ende shkaku i përplasjes.
Aeroporti i Almaty tha se kishte 93 pasagjerë dhe pesë ekuipazhë në bordin e avionëve Fokker 100. Një listë e plotë e pasagjerëve të publikuar nga ministria e brendshme e Kazakistanit tha se kishte 85 të rritur, pesë fëmijë dhe tre foshnje në bord, duke mos llogaritur ekuipazhin.
Aeroporti më vonë publikoi listën e 60 të mbijetuarve që ishin duke u trajtuar në spitale.
Maral Erman, është një nga të mbijetuarat, e cila tha se aeroplani po dridhej gjatë ngritjes, raporton faqja e internetit e Tengri Neës.
Ajo tha se së pari u ndje sikur avioni kishte zbritur, por në fakt “goditi diçka”.
“Nuk kishte shumë kaos në bord. Nuk kishte asnjë ulërimë.” Zonja Erman tha që ekuipazhi hapi daljen për pasagjerët për të dalë nga aeroplanët.
Ajo shtoi se ajo më vonë pa se avioni ishte “ndarë në gjysmë”.
(E.K/Faxweb.al)