00:02 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Nuk jam në gjendje të luaj”, lojtari më i shtrenjtë i historisë së Tottenham është një fantazmë

17:01 | 27/12/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas shkarkimit të Jose Mourinhos, United zgjedh trajnerin e ri që do të drejtojë skuadrën

Tottenham e mori veten pas humbjes së pësuar kundër Chelsea-t me tri pikët e marra me përmbysje kundër Brighton në ditën e Shën Stefanit. E vetmja notë negative në shtëpinë e Tottenham është çështja Tanguy Ndombele.

Klubi londinez e ka blerë korrikun e kaluar për 62 milionë euro plus bonuse nga Lyon mesfushorin francez, i cili është bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit. Ndombele ka shënuar në debutimin e tij me Tottenham-in në Premier League (3-1 kundër Aston Villa-s), por nuk ka arritur të gjejë më hapësira në formacionin titullar pas fillimit të mirë.

Lojtari nuk është grumbulluar për ndeshjet kundër Wolverhampton, Burnley dhe West Ham, gjë që ka ndodhur edhe në ndeshjen e luajtur të enjten kundër Brighton-it. Duket se ish-ylli i Lyon është kthyer në një fantazmë në pak muaj.

Tanguy Ndombele

Jose Mourinho ka folur në lidhje me situatën e tij pas ndeshjes së fituar kundër Brighton: “Nuk mund t’ju them se është i dëmtuar. Më ka thënë se nuk ishte në gjendje të luante. Frika nuk bazohet te probleme fizike aktuale, por tek ato që ka patur gjatë sezonit”.

Kërkesa e lojtarit tregon gjendjen e tij psikologjike. Që nga momenti që portugezi ka marrë drejtimin e Spurs, Ndombele nuk ka luajtur asnjë ndeshje nga minuta e parë: herën e fundit ka zbritur në fushë në Tottenham-Chelsea 0-2.

Etiketa: mourinho
Pas

Gjykata turke dënon me burgim gjashtë gazetarë

Para

Ishte në fluturim/ Zhduket helikopteri me 7 persona në bord, mes tyre 2 të mitur

Para
Ishte në fluturim/ Zhduket helikopteri me 7 persona në bord, mes tyre 2 të mitur

Ishte në fluturim/ Zhduket helikopteri me 7 persona në bord, mes tyre 2 të mitur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.