02:14 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U gjobit me 500 mijë lekë për shpifje ndaj kryeministrit, reagon Berisha: Edi Rama po keqpërdor gjykatat

19:18 | 27/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Çfarë të presim nga opozita pas zgjedhjeve? Dhunë?”, paralajmëron Berisha: Me Ramën s’ka marrëveshje, ja masat pritet të marrim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas dënimit që dha sot Gjykata e Tiranës me 500 mijë lekë gjobë për shpifje kundër kryeministrit Edi Rama.

Zyra e shtypit të ish-kryeministrit ka shpërndarë një njoftim për mediat, ku thuhet se postimi për të cilin është gjobitur Berisha është i bazuar në prova.

Në njoftim kryeministri Rama akuzohet se po keqpërdor gjykatat për interesat e tija.

Reagimi i zyrës së shtypit të ish-kryeministrit Sali Berisha:

Në vazhdën fushatës së kufizimit të fjalës së lirë dhe informacionit në Shqipëri, kryetari i narkoshtetit Edi Rama, duke keqpërdorur gjykatat e shantazhuara nga vettingu dhe të etiketuara si KÇK, sot nëpërmjet Gjykatës së Tiranës vendosi pranimin e pjesshëm të padisë së tij për cënim nderi dhe dinjiteti (kërkohej 1 mln lekë). Objekt i shqyrtimit ishte një postim ne FB e zotit Berisha, në të cilin ilustrohej dhe bëhej një koment politik mbi një artikull të publikuar më parë nga media të pavarura.

Qartësisht në postim ngrihej një argument politik dhe ilustroheshin arsyet e ngecjes së procesit të integrimit europian të vendit, për shkak të keqqeverisjes, si dhe bëhej thirrje të lexohej i plotë artikulli i cili përbënte burimin e lajmit.

U provua në gjykim se artikulli burim i lajmit as ishte përgënjeshtruar ndonjëherë ose të jetë shpallur i pavërtetë dhe as Rama nuk ka ndërmarrë deri më sot asnjë aksion civil ose penal ndaj prodhuesve të lajmit, por vetëm ndaj zotit Berisha të evidentuar qartazi si kundërshtar politik.

Pra padia është në mënyrë të qartë politikisht e motivuar. Pranimi i padisë për shkaktim dëmi moral në këtë rast,  përbën një rast të paprecedent pasi është kufizim flagrant i të drejtës dhe lirisë së shprehjes, si dhe bie në kundërshtim të hapur me jurisprudencën e Gjykatës së Lartë dhe mbi të gjitha me praktikën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: Sali Berisha
Pas

Gjendet e vdekur dhe gjysmë e djegur në park, detaji që e lidh prostitutën me një shqiptar

Para

U dekorua pak muaj më parë si “Mjeshtër i Madh” nga Meta, ndërron jetë profesori i njohur

Para
U dekorua pak muaj më parë si “Mjeshtër i Madh” nga Meta, ndërron jetë profesori i njohur

U dekorua pak muaj më parë si "Mjeshtër i Madh" nga Meta, ndërron jetë profesori i njohur

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.