Pak ditë pasi u zgjodh fituese mes polemikash në Festivalin e Këngës në RTSH, Arilena Ara iu është rikthyer projekteve të saj jashtë vendit.
Së fundi ajo ka postuar disa foto në Instagram, ku shfaqet në Los Angeles të SHBA-ve.
Pas gjithë kësaj zhurme, në foto Arilena duket mjaft e qeshur dhe e lumtur, ndërsa ëmbëlsia që e karakterizon nuk i hiqet për asnjë çast nga fytyra e saj.
Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Shaj”, e cila pritet të punohet dhe në versionin anglisht, për ta bërë të kuptueshme dhe për publikun ndërkombëtar.