Prej disa minutash tashmë një pallat në Pogradec është nën flakë, ndërsa zjarrfikëset e kanë pasur të pamundur shuarjen e flakëve.
Banorët janë evakuuar të gjithë, por si pasojë e flakëve një punonjës i zjarrfikëses është dëmtuar, ndërsa një gruaje i ka rënë të fikër.
Zjarrfikësi është lënduar si pasojë e shkeputjes së tullave nga pallati, ndërkohë që një grua 45-vjeçare po ashtu është transportuar drejt spitalit, për shkak se ka pësuar gjendje të fikti, por pa probleme për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa zjarrfikëset po punojnë ende për shuarjen e flakëve.