Djali i kryetari të Komunës së Drenasit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramiz Lladrovcit, është fejuar.
Ceremonia e fejesës së Drilonit me partneren e tij, Elenën, është mbajtur mbrëmjen. Ka qenë vetë ish-deputeti i kosovar që ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi nga darka, si dhe ka uruar çiftin me rastin e fejesës.
“Sonte, Familja jonë dhe Familja Macula, u takuam për ta festuar fejesën e Drilonit dhe Elenës. Dashuria e tyre dhe fejesa ishte vendim të cilin ne familjet e përgëzojmë dhe urojmë nga zemra.
Lumturia Juaj, do të jetë edhe lumturi e dy familjeve tona, Lladrovci e Macula, prandaj, Elenë e Drilon, Urime!”, shkruan ish-deputeti.