05:47 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ “20 mijë lekë për votën e ‘Zogut të Tiranës’, reagon Dajana Shabani: Nëse nuk e dini, më keni shkelur privatësinë

18:22 | 29/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “20 mijë lekë për votën e ‘Zogut të Tiranës’, reagon Dajana Shabani: Nëse nuk e dini, më keni shkelur privatësinë

Moderatorja Dajana Shabani është distancuar nga kolegu i saj Hermes Nikaj i cili ndodhet në burg për pjesmarrje në një rrjet prostituciioni në kryeqytet, ndërsa tabulatet telefonike zbuluar bisedat e saj me “Zogun e Tiranës” ku flisnin për shit-blerje vote.

Shabani përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, shprehet se ka tendencë dashakeqëse nga portalet për të lakuar emrin e saj, ndërsa sqaron se nuk mban përgjegjësi për arrestimin e kolegut të saj.

Më tej ajo jep një argument edhe për përgjimin që është zbuluar mes saj dhe Nikajt, ku shprehet se ka qenë një batutë mes miqsh .

“E para ka një tendencë dashakeqëse nga portalet për të më lakuar emrin pas arrestimit të një kolegut tim. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për jetën personale dhe private të një kolegu. E dyta më përmendën emrin për një shit-blerje vote, kjo është një batutë e bërë live në emisionin e tonë dhe është një batutë midis miqsh. Pra ju lutem kur përmendni emrin tim, mos bëni tituj të cilat nuk kanë të bëjnë fare me përfshirjen time në shumë çështje. Ju falenderoj për vëmendjen, ju uroj gëzuar festat dhe siç thotë një miss “paqe në botë”. , thotë Dajana Shabani në video-mesazhin e saj.

Përkrah video-mesazhit, moderatorja shkruan: “Me shkeljen e privatesise,dhe nxjerrje te bisedave private dhe kofidenciale,do merret avokati im! Se nese akoma nuk e dini,quhet shkelje e privatesise!!!!”.

View this post on Instagram

Me shkeljen e privatesise,dhe nxjerrje te bisedave private dhe kofidenciale,do merret avokati im! Se nese akoma nuk e dini,quhet shkelje e privatesise!!!!

A post shared by Dajana Shabani (@dajana_shabani) on Dec 29, 2019 at 6:51am PST

Por çfarë dolën nga përgjimet?

Në 30 qershor 2019, Hermes Nikaj, telefonohet nga një numër që sipas verifikimeve rezulton të jetë, i Dajana Shabanit,e cila telefonon “Zogun” dhe së bashku bëjnë këtë bisedë, ku në këmbim të 20 mijë lekëve të vjetra Hermes Nikaj shkon dhe voton në qendrën e votimit që ndodhet në shkollën “Qemal Stafa” në Tiranë. Me tyre zhvillohet kjo bisedë:

Dajana: Zogu votove ti motra?

Zogu: Jo Akoma.

Dajana: Shko të lutem se më duhet shenja jote, ta çoj me foto, të kam motra zemër.

Zogu: Po mi.

Dajana: Se është orari që e fiks hajt, të japi motra njëzet mijë lekësh, shko.

Zogu :O sa mirë, kur tani ja për gjysëm ore.

Dajana: Ik motra se në orën shtatë mbyllën qendrat e votimit.

Zogu: Bëje gati njëzet mijë lekshin.

Dajana: Ta bën motra, ta bën motra, por merr edhe ndonjë këto grupin e gatshëm, votojnë këto?

Zogu: Ku di unë, ç’i du këto po votoj për vete, ta çoj më aplikacion po hec..

Dajana: Mirë. Po mere merre i çik motra një shoqe. Thuaji, merr dikë mamin vetë i dytë.

Zogu: Po po, bëje gati njëzetëshen.

Dajana: Mirë ta bën motra, ma ço më ashtu se mos rrej Zogu, se del aty për atë Allah.

Zogu: Për çfarë?

Dajana: Del kur nuk e ke votu.

Zogu: Qyqja unë thashë ta çoj me kështu gishtin moj…

Dajana: Shko, shko se e bën dhe me stilolaps, por halli është ta bësh tamam. Për zotin të del emri që nuk ke votuar. Për zotin betohem për gocën. Shko mere dhe mamin e shko voto se afër e keni. Te kush shkollë e ke ti, tek “Qemal Stafa”?

Zogu: Dy hapa e kemi..

Dajana: E mirë hik.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Dajana shabanihermes nikaj
Pas

Me rrisk të lartë korrupsioni/ 40 nga 100 tendera me “Flamur të Kuq”, Open Data Albania zbulon të përzgjedhurat e saj

Para

VIDEO/ “Minishengeni është vijim e marrëveshjes me Merkel”, Arben Shkodra: Samiti i Berlinit nuk e përjashton Kosovën

Para
VIDEO/ “Minishengeni është vijim e marrëveshjes me Merkel”, Arben Shkodra: Samiti i Berlinit nuk e përjashton Kosovën

VIDEO/ "Minishengeni është vijim e marrëveshjes me Merkel", Arben Shkodra: Samiti i Berlinit nuk e përjashton Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.