07:18 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zaev i vendosur të mbetet kryeministër: Nuk kam frikë nga ‘bombat’ (VIDEO)

09:14 | 30/12/2019
në Aktualitet, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zaev i vendosur të mbetet kryeministër: Nuk kam frikë nga ‘bombat’ (VIDEO)

Zoran Zaev është i bindur që edhe pas 12 prillit do të mbetet në pushtet. Në intervistë për Agjencinë Informative të Maqedonisë, kryeministri në largim, është shprehur që nuk do të lejoj që në vend sërish në pushtet të kthehet regjimi. Zaev druan nga paralajmërimet e opozitës për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës, që sipas tij do të thotë largim nga NATO, probleme të reja me fqinjët dhe përplasje të brendshme.

“Nuk do të lejojmë të ndodhë kjo. Unë, LSDM, partitë që janë afër politikave tona, shumica e qytetarëve të ndërgjegjshëm, nuk do të lejojmë të ndodh kjo. Të ndalem tek pyetja juaj: Nuk kam frikë nga “bombat”. Përkundrazi, i inkurajoj që t’i publikojnë, sepse e di që nuk kam frikë nga asgjë”– deklaroi Zoran Zaev.

Lideri i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickoskiu për Agjencinë MIA tha që si parti, nuk kanë nevojë të bëjnë fushatë të zezë kundër LSDM-së, sepse afera ka thuajse çdo ditë.

“Askush tjetër nuk është fajtor për tenderët përpara zgjedhjeve, për atë që zgjodhën ta mbrojnë krimin në rastin “Reket”, që dëshirojnë t’i amnistojnë spiunët, që dëshirojnë në mënyrë shtesë të na fusin në borxhe, që refuzojnë hetimin e prejardhjes së pronës së politikanëve, që zhvatja po përhapet si mishi i egër në shoqërinë tonë- tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO – DPMNE-së”.

Lideri i BDI-së, gjithashtu në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, vlerëson se shoqëria duhet të ndërgjegjësohet.

“Ne si subjekt asnjëherë nuk kemi bërë fushatë negative, bomba, lajme të rreme, por kemi qenë dhe ende jemi subjekt i propagandës, i lajmeve të rreme. Do të dalim me një parti plotësisht të reformuar dhe një program krejt të ri, modern dhe të guximshëm në mënyrë që të rimarrim besimin e qytetarëve”– tha Ali Ahmeti, President i BDI-së.

Liderët e partisë flasin edhe për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve të pranverës. Zaev konsideron se janë parti multietnike, e hapur PËR bisedime dhe bashkëpunim. Mickoski thotë se do të bashkëpunojnë me këdo që ka vizion dhe program të ngjashëm me VMRO – DPMNE-në. Ahmeti thekson se nuk do të koalicionojnë me ata që duan shfuqizimin e Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

 

Pas

Protesta kundër Ligjit për Fetë/ Ekstremistët pro-serbë mësyjnë aeroportin, plagosen 4 policë

Para

Putin del me ‘kokën lart’ në fjalimin e 20-të para kombit, nënshkruan ligjin për rritjen e pagës minimale me 7.5%

Para
Putin del me ‘kokën lart’ në fjalimin e 20-të para kombit, nënshkruan ligjin për rritjen e pagës minimale me 7.5%

Putin del me 'kokën lart' në fjalimin e 20-të para kombit, nënshkruan ligjin për rritjen e pagës minimale me 7.5%

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA heq HTS-në nga lista e organizative terroriste pas rrëzimit të assadit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, shoferi i taksisë në gjendje kritike

1,400 të vdekur dhe një ish-kryeministre në gjyq: Bangladeshi kërkon drejtësi

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.