Një kazan plehrash është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në mes të Tiranës ndërsa punonjësve të zjarrëfikëses nuk është ndezuar për disa minuta me radhë pompa përmes të cilës do të bënin të mundur shuarjen e flakëve.
Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës dhe në zemër të kryeqytetit shqiptar, konkretisht në Sheshin “Nënë Tereza”.
Ende nuk janë bërë të dituara shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes e për rrjedhojë nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.