Banorët e Alliasit kanë prej 5 ditësh që qendrojnë në zonën e P[ostës, në pritje të marrjes së ndihmës ekonomike që iu takon.
Ata shprehen se kanë që në datën 26 që qendrojnë prej mëngjesit në radhë, dhe ende nuk iu kanë dhënë një orar fiks se kur do të marrin ndihmat ekonomike, që iu duhen për ilaçe.
“Unë kam që prej orës 5 të mëngjesit këtu, që pres, jam me tumor në kokë. Nuk duam fare Vit të Ri, duam bukë, a ka shtet këtu a nuk ka”, shprehet njëra prej qytetareve, duke qarë.
Një tjetër tregon se ka vetëm 6 muaj që ka dalë nga spitali, dhe thotë se askush nuk është interesuar për hallet e tyre.
“As qurret nuk na i hedhin”, shprehet banorja e revoltuar.
Qytetarët shprehen se vonesat në dhënien e ndihmës ekonomike janë të përmuajshme, dhe nuk u japin asnjë sqarim se pse ndodh kjo.
“Ne me ato para do marrim ilaçet, do paguajmë dritat, do u marrimpara kalamajve, të çohet dhe njëherë Enver Hoxha prej varrit që të zgjidhë hallet e fukarait”, shprehet një tjetër prej qytetarëve.
Banorët thonë se nga Bashkia iu kanë dekaruar se ndihmat janë shpërndarë nga Thesari, dhe problem mbetet te posta, ose te Njësia Administrative.
Teksa gazetarja e Fax News Mirilda Tili ka hyrë në ambientet e brenshme të Postës, dhe ka pyetur punonjësen, ajo është përgjigjur se paratë do të shpërndaheshin nga momenti në moment.