Iva Aliko ka reaguar me anë të një postimi në Instastory pasi iu përmend emri në dëshminë e njërës prej vajzave. Iva shkruan se me Hermesin vetëm ka ngrënë një darkë dhe e ka shoqëruar në shtëpi.
Postimi i Iva Alikos: “Ndër vite në këto ditë festive kryesisht jam përpjekur të vij tek ju me ndonjë set fotografik apo edhe emision televiziv për t’iu uruar festën e ndërrimit të viteve. Por këtë vit nuk ka ndodhur kështu. Prej 3 ditësh, disa media rozë kanë abuzuar me emrin tim duke më përfshirë në një grup ku është i përfshirë Hermes Nikaj ose siç e njihni ndryshe Zogu i Tiranës. Nuk e mohoj se ai ka qenë miku im, por askush dhe në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur dhe mendoj se nuk mund të ndodhi që të akuzohesh për veprat e dikujt tjetër që thjesht e njeh, aq më tepër kur personi në fjalë eshtë dhe maxhoren. Më qesharakja është se disa pseudoportale mua më kanë bërë pjesë të gjithë kësaj vetëm se kam ngrënë një darkë dhe e kam shoqëruar me makinë deri tek lagjja e tij Hermesin. Nëse krim përbën ngrënia e darkës apo vozitja me makinë, më tregoni ligjin që ta di mos ta bëj më këtë vepër të jashtëligjshme. Unë e kuptoj që disa pseudogazetar që kanë akses në media kryesisht online do bënin gjithçka për disa klikime më shumë. Por do ju lutesha që përpara se ta publikonit lajmin pa asnjë fakt konkret nga institucionet përkatëse, mendoni dhe përpiquni ta vendosni veten tuaj në pozitat e personit të rradhës që po hidhni baltë. Unë vërtet u mërzita sepse kam pasur një marrëdhënie tepër korrekte me gazetarët, por shpifjet e fundit më tepër më kanë shqetësuar familjarët dhe fansat e mi të cilët më kanë shkruar pafund. Gjithsesi meqënëse jemi në prag festash nuk po bëhem e keqe për disa të drejta juridike që më takojnë si qytetare me të drejta të plota të këtij vendi kundrejt shpifjeve tuaja dhe keqpërdorimit të titujve, por…sot po e lë me kaq. Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen gëzuar vitin e ri”.