16:38 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plagosja e kryebashkiakut dhe sekretares/ Ish shoferi e ndoqi nga pas dhe debatuan tek shkallët, lëndën plasëse ia hodhi sa hyri në zyrë

10:03 | 31/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plagosja e kryebashkiakut dhe sekretares/ Ish shoferi e ndoqi nga pas dhe debatuan tek shkallët, lëndën plasëse ia hodhi sa hyri në zyrë

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lushnje mëngjesin e sotëm, ku kryetarit të bashkisë Fatos Tushe i vendosën lëndë plasëse në zyrë, që dyshohet se është granatë.

Sipas informacioneve të para policia dyshon se autori është Gëzim Saraçi, ish shofer i kryebashkiakut Fatos Tushe.

Fax News mëson se ish shoferi e ka pritur kryetarin te shkallët, ku më pas janë ngjitur së bashku. Bëhet e ditur se të dy kanë debatuar e më pas autori nga xhepi i xhupit ka nxjerrë lëndën plasëse.

Në këtë moment ka qenë e pranishme edhe sekretarja e tij Erisa Qalliu, e cila po ashtu është lënduar.

Nuk dihet se cili ka qenë mekanizmi i shpërthimit, por nga të dhënat paraprakë mësohet se shpërthimi ka ndodhur në zyrë.

Bëhet e ditur se Tushe dhe Qalliu ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

Burime për Fax News bëjnë me dije se drejt vendngjarjes është nisur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Tonin Voci, drejtori i policisë Kriminale.

Ende nuk është lokalizuar autori i sulmit, por policia ka ngritur postblloqe në të gjithë hyrjet dhe daljet e qytetit.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: erisa qalliufatos tushegezim saraci
Pas

‘Kur do martohesh me Klean?’, Elgit Doda jep përgjigjen që mezi po prisnim

Para

Gabime me qëllime të mira? Ta shohim në sy që ç’ke me të!

Para
Deklaratat e Ramës para gazetarëve, Enkel Demi: Rama të bën edhe punët e shtëpisë në ditë të hallit

Gabime me qëllime të mira? Ta shohim në sy që ç’ke me të!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Makina përplas motorin që drejtohej nga adoleshenti në Vaun e Dejës, plagoset 16-vjeçari

Ministri i Jashtëm i Iranit pranon dëme serioze në objektet bërthamore

Gjermania rrit pagën minimale me 14% në 18 muajt e ardhshëm

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë, eksportohen mineralet e rralla drejt Amerikës

Betohen 350 rekrutë të rinj të Forcave të Armatosura të Kosovës në një ceremoni ushtarake

Komisioni Evropian njofton gatishmërinë për të transferuar 11 mld euro në Ukrainë

Rusia nis një valë të re sulmesh në Ukrainë, katër të vrarë

Belinda Balluku inspekton punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil

Depozitat i kthehen rritjes në maj,shtohen me 1.2 miliardë euro në një vit

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë në Theth

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.