15:58 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ata kanë vdekur! Ata kanë vdekur!”, nëna e 3 fëmijëve vritet bashkë me të dashurin e ri, i kishte dhënë fund martesës pak muaj më parë

09:31 | 02/01/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ata kanë vdekur! Ata kanë vdekur!”, nëna e 3 fëmijëve vritet bashkë me të dashurin e ri, i kishte dhënë fund martesës pak muaj më parë

Një nënë e tre fëmijëve dhe partneri i saj i ri janë identifikuar si viktima të një vrasje të ndodhur në natën e ndërrimit të viteve në Angli.

Helen Almey, 39 vjeç, mësohet se është vrarë me thikë në shtëpinë e saj së bashku me të dashurin në orët e para të së mërkurës, raporton Daily Mail.

Një hetim i dyfishtë mbi vrasjet është duke u zhvilluar pasi trupat e tyre u gjetën menjëherë pas orës 4 të mëngjesit në një pronë në fshatin Duffield, afër Derby.

Një burrë, 39 vjeç, u arrestua në vendin e ngjarjes si autor i dyshuar, ndërsa policia thotë se nuk është në kërkim të një autori të dytë.

Zyrtarët kishin marrë një telefonatë nga një fqinj, i cili kishte dëgjuar një konflikt dhe të bërtitura.

 “Ata kanë vdekur! Ata kanë vdekur! Çfarë dreqin keni bërë?!”, mësohet të jetë dëgjuar në vendngjarje.

Almey, fëmijët e së cilës janë në moshën nëntë, shtatë dhe katër vjeç, kohët e fundit ishte rikthyer të përdorte emrin e vajzërisë dhe ka qëndruar në shtëpinë ku ka jetuar me bashkëshortin e saj. Besohet se fëmijët nuk ishin në shtëpi gjatë incidentit me pasoja tragjike.

“Ajo ishte një vajzë bukuroshe, thjesht bukuroshe. Martesa ishte e mbyllur, pastaj rreth gjashtë muaj më parë ajo filloi të shihte këtë djalë, me të vërtetë po e bënin jetën së bashku, ata ishin njohur gjatë një gare sportive”, tregon një prej fqinjëve të viktimës.

“U zgjuam sot në mëngjes dhe e gjithë rruga ishte e mbushur me policë,” tha një tjetër fqinj, ndërsa shtoi se lagjja e tyre është shumë e qetë, dhe më herët nuk kanë ndodhur ngjarje të tilla tronditëse.

Lidhur me autorin e vrasjes së dyfishtë mediat britanike nuk kanë dhënë ende detaje, dhe nuk dihet nëse ngjarja lidhet me martesën e mëparshme të nënës së tre fëmijëve.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Tërmetet nuk ‘kursehen’ as në 2020/ Regjistrohen 11 lëkundje vetëm gjatës natës, këto janë epiqendrat dhe magnitudat

Para

“Po Kadare, çfarë ishte Kadare në diktaturë?”, Edison Ypi: Rrofsh që na ngop me ëmbëlsirë dhe nuk na kërkon asgjë

Para
“Po Kadare, çfarë ishte Kadare në diktaturë?”, Edison Ypi: Rrofsh që na ngop me ëmbëlsirë dhe nuk na kërkon asgjë

"Po Kadare, çfarë ishte Kadare në diktaturë?", Edison Ypi: Rrofsh që na ngop me ëmbëlsirë dhe nuk na kërkon asgjë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Jemi të varur nga SHBA”- Kancelari Merz: Për Ukrainën mendojmë ndryshe

Operacioni ‘Ura’/ Kapet në Belgjikë dhe ekstradohet në Itali shqiptari i kërkuar i Antimafias së Barit! Anëtar i grupit të drogës së ‘Visit të Pojës’

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza as për Bajram, raportohet për 20 të vrarë

Marrëveshja bërthamore SHBA-Rusi në rrezik, zyrtari i lartë rus: marrëdhëniet aktuale nuk premtojnë vazhdim të akordit

Sezoni veror/ Fundjava me diell sjell fluks të lartë pushuesish në bregdet, trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë! Shumica e mjeteve me targa të Kosovës

Transportonte ilegalisht emigrantët nga Palestina, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan (EMRI)

Operacion kundër abuzimit seksual me fëmijë, Interpol arreston 20 persona

Franca e vendosur për njohjen e shtetit te Palestinës: Hapi i radhës

Rusia rikthen “Oreshnikun” shkatërrues, topa zjarri shfaqen në qiellin mbi Kazakistan

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor “Secret Flat”, goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit me shtetase të huaja.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.