Adolfo Sormani do të jetë trajneri i ri i Partizanit. Burime bëjnë me dije se menaxheri i trajnerit ka pasur një takim ditën e sotme me drejtuesit e klubit të kuq dhe pas disa orësh bisedime kanë arritur akordin.
Në orët në vijim pritet që dhe klubi të zyrtarizojë trajnerin i cili do të jetë sëbashku me skuadrën dhe stafin e tij në Antalya për fazën përgatitore që Partizani e nis me 4 janar.