Me nisjen e vitit të ri, dhe lënien pas të gjendjes emergjente që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit, partitë politike duket se do të ndezin motorët e riorganizimit.
Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë ditën e nesërme, më 4 janar strukturat e kësaj force në Tiranë.
Takimi sipas burimeve zyrtare do të zhvillohet në orën 11:00 në ambientet e Qendrës Kulturore, pranë Kompleksit të Katedrales Ortodokse, ndërsa do të jetë e pranishme edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila do të flasë para anëtarëve.
Në fokus të takimit do të jetë organizimi i strukturave por edhe zgjedhjet brenda parties.
Nga ana tjetër dhe PD prej disa kohësh po zhvillon takime në bazë, ndërsa pas me riorganizimin nuk mbetet as Partia Socialiste, që në muajin shkurt pritet të mbledhë Kongresin e saj.
Pavarësisht se opozita prej muajsh kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, derimë tani nuk ka sinjale se kjo mund të ndodh së shpejti.